Biznesmeni Fatmir Etemi ja sa para pagoi për aksionet në Bankën Komerciale, po forcon kapitalin në këtë bankë

Picture of ina-online
ina-online

06/06/2024

Fatmir Etemi, anëtar i Bordit Mbikëqyrës i Bankës Komerciale “Komercijalna Banka) në Shkup, bleu 84 aksione të reja nga kjo bankë.

Për këtë, banka e informoi publikun investues përmes Bursës së Maqedonisë, përcjell portali Faktor.

“Komercijalna banka AD Shkup njofton se Fatmir Etemi, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, ka blerë 84 aksione të zakonshme të emetuara nga banka”, thuhet në njoftim.

Nuk ka informacione se kur saktësisht Etemi i ka blerë këto aksione, por fakt është se aksioni i Komercijalna banka është vazhdimisht në rritje në bursë. Kështu që sot u shit me çmim prej 18.634 denarë për aksion, dhe në një bllok transaksion me aksionet e bankës që u zhvillua sot, kur u tregtuan 175 aksione, një aksion u shit për shumën prej 18.600 denarë.

Pra, supozohet se Etemi ka paguar një shumë prej rreth 25 mijë euro për këto aksione.

Kjo nuk është hera e parë që Fatmir Etemi blen aksione të Bankës Komerciale.

Në shkurt të këtij viti kemi shkruar se Etemi ka blerë 500 aksione të tjera. Ato janë blerë me çmim prej 16.400 denarë, që do të thotë se ky biznesmen i ndërtimit për to ka paguar mbi 133 mijë euro.

Ai në disa raste ka blerë shuma më të vogla të aksioneve nga banka, por pakoja e tij është më pak se 5 për qind, kështu që nga Depozita Qendrore e Letrave me Vlerë nuk mund të shihet se sa aksione ka anëtari i Komercijalna NO Etemi. Ndryshe, Fatmir Etemi është pronar i ZSF-KOM, një kompani nga biznesi i ndërtimit në vend. (INA)

TË FUNDIT
9 minuta
Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit
12 minuta
Greqia sërish ia kujton veton Maqedonisë së Veriut
1 orë
Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve
2 orë
Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori
2 orë
Katër vitet e fundit të BDI-së në pushtet, pas 16 vitesh del në opozitë, pasi hapi Front me të gjithë

ME TE LEXUARA

19 orë
Sela: Nuk do jemi prezent në votimin e një qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve
8 orë
Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit
1 ditë
Deri në mesnatë pritet votimi i Qeverisë së re
4 orë
Orhan Murtezani merr funksionin e ministrit për Çështje Evropiane
19 orë
Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë
7 orë
QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup

LEXO MË SHUMË

isuf-kadriu1-780x470

Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit

maqedoni greqi marreveshja e prespes

Greqia sërish ia kujton veton Maqedonisë së Veriut

arben taravari

Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve

talat xhaferi

Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori

BDI selia

Katër vitet e fundit të BDI-së në pushtet, pas 16 vitesh del në opozitë, pasi hapi Front me të gjithë

mexhiti 1

Izet Mexhiti mer detyrën si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

maricic orhan

Orhan Murtezani merr funksionin e ministrit për Çështje Evropiane

derivate nafta dizeli benzin

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

FB_IMG_1719229651966

Grubi: Do të vazhdoj të qëndroj në krah të Kryetarit Ali Ahmeti

INFO

NA NDIQ