Etiketimi si 20% krijon indinjatë dhe neveri te të gjithë shqiptarët

0

Shkruan Prof. Dr. Elmi Aziri

Si rezultat i rrjedhave historike kombi ynë është ndarë në më shumë shtete. Pjesët e kombit që mbeten jashtë shtetit amë vazhdimisht ishin nën trysninë institucionale të shteteve ku mbeten. Goditjet më të mëdha bëheshin ndaj identitetit kombëtar, veçanarisht ndaj gjhuhës shqipe. Këto goditje vareshin prej madhësisë së pjesës së mbetur jashtë. Forma më e shprehur ishte ndalimi i shkollimit në gjuhën shqipe në shkollimin e mesëm dhe të lartë. Për përdorimin institucional të shqipes as që bëhej fjalë. Dhe kjo nuk bëhej pa arsye. Gjuha është mbrojtësja më e mire e identitetit, ndërsa gjuhën e mbron përdorimi institucional.

Vlera e vetme gjithkombëtare që e kemi është gjuha shqipe. Gjuha shërben si spirancë ku kombi kapet fortë për ta mbrojtur identitetin e tij nga goditjet rrënuese të kulturave tjera rajonale por edhe globale. Gjuha shqipe na mban të lidhur si komb. Është më e fortë se dallimet eventuale krahinore, zakonore etj. Nëse e ruajmë gjuhën do të kemi më shumë kombformim, kohezion më të fuqishëm kombëtar. Energjitë tona duhet të kanalizohen në drejtim të zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe në formën e saj të plotë edhe si emërtim. Etiketimi si 20% krijon sasi të madhe të indinjatës dhe neverisë te të gjithë shqiptarët. Edhe mbrojtja duhet të jetë gjithë shqiptare. Është rasti ta bëjmë përmirësimin e gabimit. Nuk është koha për transferim të përgjegjësisë. Koha është për veprime të sinkronizuara si tërësi e jo si 20%.

#dontyou20me