“Eu Qaush he të vraftë buka, a mos kujtove se t’u tuta, pse t’i thash dy fjalë të buta”

Hafiz Shala- New York

Edi Rama dhe Albin Kurti(Nga rapsodët për Sylë Rezallën, nga Drenica heroike të cilin kushëriri i tij që e mbajti dhe rriti me bukë, e torturoi)
Edvin Kristaq Rama, vizitën private e familjare dhe ato nëpër organizata ekonomike, në Dardani do të thoshim, i ka filluar nga bishti e jo nga koka.

Kryeministri Albin Kurti, në shenj respekti ndaj një kryeministri të shtetit Shqiptar që ta këtë lirinë e shëtitjeve, vizitave, qoftë edhe atyre nëpër familje private, ia lëshoi litarin aq gjatë sa që, Edvin Kristaq Rama, i ngriti pendlat aq lartë, “për ta ulur Albin Kurtin nën çdo nivel”. Por, kryeministri dardan, sillej sikur një zot shtëpie të cilit, siç thotë populli, edhe i pa njohuri po t’ia mësynte, do t’ia hapte derën më një butësi.

Qëllimisht e fillova më këtë titull sepse, Kurti nuk i frikohet homologut të tij që e quan vetën shqiptar dhe u tregua shumë, shumë i butë, qoftë edhe për inat të Serbisë.

Por, Edvin Kristaq Rama, nuk e di se, a është me marrëveshje apo me paralajmërim për këto vizita por, ia filloi shumë keq e shumë mbrapsht bile aq mbrapsht sa që fitohet bindja, sipas raporteve të tij me kryekriminelin serb, tani në krye të Serbisë, pjesëmarrës në gjenocidin ndaj shqiptarëve të Dardanisë sepse, po të kishte vetëm pak ndjenja shqiptari, do të sillej dhe vepronte ndryshe.

Në cilësinë e Kryeministrit Shqiptar, ai, do të duhej një vizitë zyrtare por qoftë edhe private ta fillonte nga kullat e rezistencës shqiptare, në Familjen Jasharai dhe menjëherë në varrezat e Reçakut ku ndodhi gjenocidi i vërtetuar dhe i pranuar si i tillë edhe nga përfaqësues e miq ndërkombëtar.

Dhe, kur e them këtë i kam parasysh raportet e këtij të fundit me Aleksandër Vuçiqin i cili, për të treguar vasalitetin dhe mercenarizmin e lartë ndaj tij, gjatë vizitës në Shqipëri, e mbuloi bustin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, hero kombëtar dhe bir i Familjes së Jasharëve.

Por, Rama duke qenë i vetëdijshëm se, dera e Familjes Jashari për një mercenar të Serbisë do të kishte qenë e mbyllur dhe nuk do ta kalonte atë prag të shtëpisë pasqyrë dhe shembull i heroizmit të paparë të kësaj familje që është edhe krenaria e jonë kombëtare.

Për ta vizituar Reçakun, do të kishte probleme me Vuçiqin, ani pse Parlamenti i dirigjuar dhe i urdhëruar nga vet Kristaqi, nuk e votoi Rezolutën ku duhej të dënohej gjenocidi serb mbi Dardaninë.

Megjithatë do të merrte kritika nga vëllai i tij Vuçiqi, ndoshta do bëhej edhe shkurorëzimi i tyre ndaj martesës së tradhtisë ndaj kombit shqiptar.

Nuk e bëri dhe kurrë nuk do ta bëjë sepse, ka hyrë në nuk e di se çfarë obligimesh, pos atij ku ishin të dakorduar me Thaçin dhe Vuçiqin për korrigjim të kufijve deri të rrezikimi i pjesës më vitale të Dardanisë, veriut me pasuri dhe asete, siç janë Trepça dhe Ujmani e çka jo tjetër.

Kryeministri Shqiptar, e takoi kompaninë Devolli dhe biznesmenin Pacolli të cilët, dyshohet se ishin të afërt më Serbinë, ky i fundit edhe më Rusinë e Jelcinit ndoshta tani, edhe me atë të Putinit.

Që të dy palët, janë kompani të cilat, bizneset e tyre, ndoshta është edhe veti e parim i tyre por, shumë bazohen në metodat korruptive.

Nuk mendoj se kanë një reputacion pozitiv në botën shqiptare sepse gjeneza e fillimit të bizneseve të tyre, nuk jep një garancion se janë aq kombëtare ani pse të suksesshme për aq sa dihet nëse informacionet janë transparente dhe të sakta.

Kur i pari i kompanisë Devolli pati një takim të përafërt më ish Presidentin Donald Trump i cili, më shumë i beson dollarit se sa zotit dhe popullit, atëhere, mendja të shkon gjithkah.

Pritja e Kryeministrit Shqiptar nga disa reparte të kompanisë Devolli, të rreshtuar duke duartrokitur që, vetëm mungontë ai slogani i Xhaxhait” parti, Enver, jemi gati si çdo herë”, shihej se ishin të orkestruara sipas dëshirës së “mysafirit” pasardhës i diktatorit i cili, i vobektësonte shqiptarët për t’i sunduar, shtypur e dissiplinuar deri në maksimum.

Edvin Kristaq Rama, e keqpërdori mikpritjen e një Kryeministri i zgjedhur më shumicë votash nga populli, duke filluar gjoja më shaka përmes të cilave edhe në Shqipëri, kur zihet zgrip, i përdor ato për ta relaksuar situatën.

Se, a po punon Kristaqi ta rrëzojë Albin Kurtin, ajo, jo që ky do të kyçet në mënyrë direkte, ama, hyzmetin po ia bënë në mënyrë përfide bashkë me Aleksandër Vuqiqin i cili bashkpunon më kundërshtarët e tij qoftë edhe krijimin e një krize brenda Dardanisë. Një strategji kjo e përpiluar mes këtyre dyve sepse, Albin Kurti, ia qiti të zezat këtij fundit në takimet zyrtare ndërkombëtare se kush ishte Serbia e cila, katër lufta i ndezi në ish Jugosllavi, duke zbatuar gjenocid të pa parë në BeH, respektivisht në Srebrenicë dhe Dardani, pastaj, bashkë me vasalët si Rama-Thaçi, e kishin planin tjetër të ndarjes më ndihmen e Donald Trump më përfaqësuesin e tij, Richard Grenell.

Rrëzimi i Qeverisë Kurti, nuk është ëndërr vetëm e Kristaqit, por edhe e Vuçiqit për t’i realizuar politikat kokëforta Serbo-Ruse përmes “Ballkanit të hapur” të cilat, siç u shpreh Kristaqi, më siguri edhe në emër të Vuçiqit, si zëdhënës i tij se, nëse pengohet kjo ngrehinë artificiale e dobiprurëse për ideatorët, nuk do të marrin pjesë në takimin e Bashkimit Evropian në shenjë revolte.

Tani, mund të shihet se sa larg mund të shkojë kjo ideologji ruso-serbe më vasalin e tyre fatkeqësisht më emër shqiptar.

Hapja e Durrësit “për interesa të Dardanisë”, në kushtet normale dhe po mos të ishte lidhja vëllazërore Rama -Vuçiqi dhe përmes kësaj ideje të forcohet ideja e “Ballkanit të hapur”, është shumë e rrezikshme, deri të ideja e mbajtjes së seancave të dy Parlamenteve në të cilin, shtrohet pyetja se, a do ta pranonte Kristaqi që të dy Parlamentet( i Dardanisë e ka krye), ta aprovonin Rezolutën për gjenocidin serb në Dardani.

Ky, do të ishte testim i parë edhe i Parlamentit Shqiptar pra edhe i Kryeministrit.

Dhe, asgjë nuk po e them të re por, a është truk i një “bashkimi fallso kombëtar” më qellim që ta zhbëjë Dardaninë si shtet duke e ndarë pjesën veriore të vendit që Serbia më të dy duart do ta pranonte një ide të tillë me synimi të okupimit një ditë të dy shteteve.

A është kjo intencë e rrezikshme që, në një moment ku mund të pajtohen edhe disa nga miqtë e Dardanisë sepse, është zgjidhje më e lirë dhe më e thjeshtë, ani pse jo e qëndrueshme dhe e pranueshme për shumicën shqiptare.

Sikur mos të kishim të bënim me një kryeministër kontravers dhe labil në aspektin kombëtar, dikush do të më thotë se je ndjellakeq, ama, frikën dhe dyshimin askush nuk mund të ma heq.

Edvin Kristaq Rama, u tregua aq i ulët dhe urrejtës ndaj Presidentes zonjë Vjosa Osmani-Sadriu, një pasuese e politikës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, duke mos qenë në gjendje t’ia përmendte as emrin, një e zgjedhur më numrin më të madh të votave të popullit të Dardanisë.

Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, Kryeministri Shqiptar as që doli nga zyra ta priste sipas protokollit të një Presidenti/e, që ishte një sjellje aq arrogante, e ulët e idioteske sa që nuk do ta bënte as edhe ndonjë përfaqësues i ndonjë shteti jo mik i Dardanisë.

Për fund, Albin Kurti në shenjë respekti për postin e Kryeministrit, por jo edhe për individin, u trgua i urtë, i sjellshëm i respektueshëm, edhe për inat të armikut tonë verior e, assesi se iu frikësua, nuk ishte i aftë apo, hezitojë t’i thoshte atë që e meritonte.

Kryeministri Shqiptar, me injorimin e viktimave dhe gjakut të shqiptarëve të Dardanisë dhe tentim ndarjes së saj nuk gëzon kurrfarë respekti e as adhurimi nga shqiptarët e Dardanisë sepse, në vend se t’i bashkohet popullit të gjakut të njëjtë, ai u rreshtua në anën e armikut shekullor i cili, i trimëruar edhe nga përkrahja e këtij të fundit, e ka rritur pazarin në bisedimet, që falë SHBA-ve, e uli bishtin ndër këmbë, përndryshe një zot e dinë se ku do të ndalej.

Edvin Kristaq Rama, nuk është i adhuruar e as i mirëseardhur në tokën e injoruar nga ai, të Dardanisë.