“Euro 2020″/ Kush janë favoritët e kësaj mbrëmjeje: Anglia? Kroacia? Çekia apo Skocia? Ja parashikimi

Sot në mbrëmje do të vendoset fati i Kroacisë dhe Skocisë pasi Anglia dhe Çekia e kanë siguruar një vend në 1/8.

Por si e parashikojnë rezultatin të ftuarit në “Ora Sport Euro 2020” transmetuar mbrëmë në RTV Ora. Altin Sulçe thotë se favorit janë kroatët. Ata kanë shanse të fitojnë takimin. Në ndeshjen Angli – Çeki parashikon fitoren e Anglisë.

Ndryshe nga Sulçe, Saimir Patushi parashikon fitoren e Çekisë. “Nga paraqitjet që ka bërë Anglia, besoj se është më mirë Çekia, unë zgjedh më mirë Çekinë se Anglinë”.

Florian Riza mendon se Anglia është favorite kryesore dhe pretendente kryesore për të fituar kampionatin Europian. “Tek Kroaci – Skoci, nëse ruajnë traditën e ekipeve që kanë bërë në një kompeticion dhe eliminohen në fazën e grupeve në kompeticionin tjetër. Nëse ruajnë këtë traditë nuk do të më zhgënjente fare”, theksoi Riza.

Gazetari Flavio Qarri parasheh Skoci Çeki fitues të kësaj nate. “Rezultati do të jetë shumë i ngushtë. Besoj se Çekia do të fitojë shumë më thellë ndaj Anglisë, sesa Skocia ndaj Kroacisë” thotë ai.

Gazetari Klodi Karaj parasheh fitues Kroacinë dhe Anglinë. “Nuk besoj tek Skocia. E quaj rastësi barazimin me Anglinë.

Gazetarja e sportit Qendresa Krelani beson se do fitojë Kroacia dhe humb Anglia, për të cilën ajo ka shumë kritika për futbollin që po luan në këtë kampionat. Ajo parasheh “Çekia do të jetë një shumë e bezdisshme për Anglinë “.

Emisioni “Ora Sport Euro 2020” u moderua nga gazetarja Albana Bejko dhe transmetohet çdo ditë në RT V Ora ora 22:00 – 24:00.