Euro të falsifikuara janë lëshuar në qarkullim në Ballkan, kapet grupi kriminal

Është arrestuar grupi kriminal që falsifikonte euro dhe ka bazë dyshimi se rrjeti është përhapur në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit.

Në më pak se tre muaj ky grup ka shtypur tetë milionë euro false në prerje prej 500 eurosh, shkruan gazeta “Shqiptarja”.

I njëjti burim publikon edhe fotot e parave të sekuestruara dhe makinerive të gjetura në një punishte në rajonin e Katalonjës.

Policia spanjolle arrestoi 12 persona, ndërsa policia arriti të sekuestronte 4.3 milionë euro dhe pjesa tjetër u hodh në treg. Paratë qarkulluan edhe në Ballkan. (INA)