Eurobarometri: Shqipëria ndër vendet me besimin më të lartë në BE, Serbia e fundit në rajon

Picture of Ina Online
Ina Online

29/05/2025

Bashkimi Europian po përjeton nivelin më të lartë të besimit nga qytetarët e saj që prej vitit 2007, sipas Eurobarometrit Standard për Pranverën 2025, i publikuar të mërkurën.

Sondazhi përfshin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rezultatet tregojnë kontraste të forta: Mal i Zi dhe Shqipëria shënojnë nivelet më të larta të besimit ndaj BE-së, ndërsa Serbia renditet në fund të listës.

Sondazhet u zhvilluan në secilin vend gjatë muajve mars dhe prill 2025. Sipas rezultateve, 52% e qytetarëve të BE-së priren t’i besojnë BE-së, niveli më i lartë që nga viti 2007. Ndërkohë, 43% e qytetarëve të BE-së kanë një imazh pozitiv për BE-në, ndërsa 38% kanë një imazh neutral dhe 18% një imazh negativ. Po ashtu, 62% e qytetarëve të BE-së janë optimistë për të ardhmen e BE-së.

Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, 83% e qytetarëve të Malit të Zi priren t’i besojnë BE-së, ndërsa 17% priren të mos i besojnë. Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës gjithashtu tregojnë një nivel të lartë besimi ndaj BE-së – përkatësisht 80% dhe 79%. Besimi në BE është më i ulët në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje – Hercegovinë, por sërish qëndron mbi 50%. Në Maqedoninë e Veriut, 54% e qytetarëve thonë se priren t’i besojnë BE-së, ndërsa 42% priren të mos i besojnë. Në Bosnje – Hercegovinë, 58% besojnë në BE dhe 37% nuk i besojnë.

Në Serbi, nga ana tjetër, vetëm një pakicë e popullsisë ka besim në BE – 37%, ndërsa 57% thonë se priren të mos i besojnë. Sa i përket anëtarësimit në BE, situata në rajon është e ngjashme. Më shumë se 80% e qytetarëve të Malit të Zi dhe Shqipërisë besojnë se anëtarësimi do të ishte një gjë e mirë.

Në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje – Hercegovinë, kjo përqindje është mes 50% dhe 60%, ndërsa në Serbi, vetëm 34% e qytetarëve mendojnë se anëtarësimi do të ishte i mirë, ndërsa 32% besojnë se do të ishte një gjë e keqe. Qytetarëve të BE-së iu drejtua pyetja nëse do të mbështesnin “zgjerimin e BE-së për të përfshirë vende të tjera në vitet e ardhshme”. Në të gjithë BE-në, 54% e qytetarëve e mbështesin këtë politikë, ndërsa 39% janë kundër.

Zgjerimi i BE-së gëzon mbështetje shumicë në shumicën e shteteve anëtare, por shumica e qytetarëve të Gjermanisë dhe Austrisë e kundërshtojnë atë. Në të dy vendet, 42% e qytetarëve janë pro zgjerimit, ndërsa 53% janë kundër. Në Francë, 41% e qytetarëve janë pro zgjerimit dhe 49% janë kundër, megjithëse numri i kundërshtarëve ka rënë krahasuar me Eurobarometrin e mëparshëm./ Monitor.al

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE prezanton edhe 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale

ASh: Mbyllja e kazinove ilegale online që mund të rihapen nga çdo cep i botës – teatër politik! Problemi i vërtetë janë kazinotë fizike

LIVE: Irani godet Izraelin me rrebesh raketash, thyhet mburoja, raketa mbi qendra të banuara

Universiteti i Tetovës nderoi Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa” (VIDEO)

ISHP-Shkup: Çdo ditë nga një deri në dy raste të sulmeve në tru, 50% prej tyre mund të parashikohen

Murtezani: Gjuha shqipe po zbatohet në Qeveri

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË