Evrokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos, i bëri thirrje Shkupit dhe Sofjes të zhvillojnë bisedime intensive për të gjetur një zgjidhje për problemin bilateral që po e pengon Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit me anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Marta Kos u shpreh e gatshme të ndërmjetësojë midis dy vendeve për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjes. Ajo theksoi nevojën që dy vendet të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe të përparojnë në rrugën evropiane.(INA)