Evropa drejt ndryshimeve rrënjësore dhe fundi i liberalizmit

INA
INA

19/12/2023

Muhamer Pajaziti

Gjatë gjysmës së parë të shekullit njëzet, gjegjësisht gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë botërore, si pasojë e ideve të shfrenuara nacionaliste dhe luftërave ekspansioniste, Evropa dy herë u shkatërrua dhe shpartallua totalishtë.

Për ti evituar konfliktet e mundshme për të ardhmen, nevojiteshin përpjekje ambicioze për sa i përket bashkëpunimit mes vendeve evropiane, sidomos në dimensionin ekonomik. Mendimtari dhe vizionari i shquar evropian, ish- ministri i jashtëm francez, Robert Shuman, qe i pari që e hodhi idenë e bashkimit ekonomik dhe integrimit të Evropës.

Më 9 Maj 1950, ai krijoi bazat mbi të cilat shtetet themeluese ndërtuan Bashkësinë Evropiane të Thëngjillit dhe Çelikut, e cila më vonë u shndërrua në Bashkim, dhe tani vazhdon të paraqesë projektin më unik dhe më të suksesshëm të integrimit rajonal në botë.

Zgjedhja pikërisht e kësaj industrie nuk ishte e rastësishme. Bëhej fjalë për industrinë e cila ishte boshti kryesor i gjithë makinerisë së luftës – çelikut, i cili tashmë do të shndërrohej në një fushë e cila do t’i lidhte edhe më tepër vendet evropiane dhe ekonomitë e tyre.

Në këtë mënyrë, gjermanët dhe francezët por edhe vendet tjera evropiane do të ishin të detyruar t’i ktheheshin të ardhmes – bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik, dhe jo të kaluarës së mbushur me mosmarrëveshje, konflikte dhe luftëra. Dhe pikërisht marrëveshja e lartpërmendur ishte një model kooperimi ndërqeveritar, për faktin se me të krijohej një zonë e lirë ekonomike ndërsa më vonë edhe një bashkim doganorë.

Në këtë periudhë, popujt e këtij kontinenti, të cilët për shekuj me radhë kishin zhvilluar beteja të përgjakshme, vendosën të bashkohen, duke shfrytëzuar bashkëpunimin ekonomik, por pa humbur cilësitë e tyre të veçanta ose individualitetin e tyre të lavdishëm, kulturën, traditën etj.

Kjo ishte koha, kur evropianët e kishin kuptuar se duhet të ketë fushëbeteja tjera, sheshe të hapura për idetë siç thoshte, Victor Marie Hugo, e jo luftëra shkatërrimtare.
Pas kësaj Marrëveshje vjen miratohet edhe Traktati i Romës .

Gjashtë shtet-kombe, Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu, Holanda, Republika Federale Gjermane(RFGJ), pranojnë të miratojnë disa politika ekonomike të përbashkëta pa hequr dorë nga sovraniteti i tyre kombëtar. Kështu filloi edhe ndërtimi i tregut të përbashkët që më pas do të shkonte drejtë formimit të një Tregu të brendshëm evropian.

Krijimi i tregut të përbashkët i paraparë në Nenin 2 dhe 3 të Traktatit të Romës ishte nevojë e domosdoshme e kohës, pasi në këtë periudhë vendet evropiane po ballafaqoheshin me papunësi të madhe, pozita e saj ishte tepër e dobët në tregun botëror si dhe shumë faktorë tjerë të cilët kishin ndikuar që Evropa ta humb peshën e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Qëllimi kryesorë i marrëveshjes së Romës ishte sigurimi i përparimit social dhe ekonomik, heqja e tarifave evropiane, heqja e doganave, përmirësimi i kushteve të jetesës dhe punësimit, përmirësimi i tregtisë evropiane, politika e përbashkët për tregtinë dhe trafikun, ruajtja e paqes dhe lirisë, më shumë stabilitet dhe marrëdhënie më të ngushta mes shteteve anëtare.

Të gjitha këto u krijuan duke u bazuar në praktikat e liberalizmit, i cili parashihte lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitalit por edhe shumë lirive dhe të drejtave tjera themelore që përmirësuar jetësën e shumë qytetarëve evropian.

Ideja e liberalizmit ishte që nëpërmjet ekonomisë dhe interesave të përbashkëta të evitoheshin konfliktet midis kombeve.

Liberat evropianë thirreshin në moton se një shoqëri e begatë është më e rëndësishme se sa një shtet i fuqishëm dhe se të drejtat dhe liritë e njeriut duhet të respektohen kudo.

Sipas tyre, përhapja e demokracisë liberale do të sjell paqen botërore dhe se ekonomia globale do të parandaloj luftrat mes shteteve nacionale.

Ndërsa institucionet ndërkombëtare, si OKB-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, do të jenë instrumente efektive të paqes dhe bashkëpunimit.

Liberalët klasikë dhe liberalët socialë mbështetën me të madhe liberalizmit kulturor, i cili përfshinë çështjet e të drejtave LGBT duke përfshirë martesat e të njëjtit seks, legalizimin e disa drogave, hapjen e imigracionit dhe shumë liri tjera që për konzervativën shihenin si hapa të shfrenuar.

Liberalizmi ekonomikë solli një progress në Evropë, dhe Bashkimi Evropianë u bë pothuajse ekonomia më e fuqishme në botë, por sot, zhvillimet e fundit po tregojnë se jo çdo herë teoria dhe praktika bashkëveprojnë dhe se gjasat janë që bashkëpunimi ekonomik në mes të kombeve mund të dështoj të sigurojë paqe të gjithëmbarshme.

Kjo po dëshmohet me Rusinë, me të cilën vendet e BE-së thelluan bashkëpunimin ekonomik, duke blerë pothuase të gjitha resurset natyrore nga ky shtet autokrat, të cilin e pasuruan dhe i mundësuan të filloj agresionin në Ukrainë.

Tani europianët janë në ankth se ky agresion së shpejti mund të vazhdojë edhe në Shtetet Anëtare të BE-së, por edhe të NATO-s.

NATO-ja është e vetëdijshme për këtë dhe po përgatit infrastrukturën rrugore dhe detare për dalje më të shpejtë në Detin e Zi, si kundërpërgjigje për një sulm eventual nga regjimi i Putinit.

NATO-ja tani është e alarmuar, por shumë liderë evropianë liberal, para pak kohe mendonin që ta shuanin këtë Aleancë dhe kontribuonin shumë pak për buxhetin e saj, i cili arrinë mbi 900 miliard euro.

Ndërkaq, në aspektin e çështjeve sociale dhe liberalizmit kulturor, liritë e shfrenuara zbehën rolin e familjes në shoqëritë evropiane. Liria e tepërtë, e cila solli rezultate për një kohë, sot po tregon efektet negative. Politikat sociale krijuan të rinjë parazitë, por edhe liria e tepërtë dhe pa limite i devijoi ata për këtë keq.

Ndërkaq, emigracioni solli fuqi punëtore, diversitet, por edhe shumë probleme për shoqëritë evropiane.

Këto probleme tani po ndikojnë që të popullarizohen liderë të ekstremit të djathtë, liderë populistë dhe anti- islamik.

Këto janë vetëm disa faktet të cilat dëshmojnë se idetë liberale po zhduken në Evropë dhe se po shfaqet një tendencë për një ndryshim të thellë të sistemeve politike të bazuara në ide realiste, konzervative, revulucionare e gjithçka tjetër përpos liberales.

Europa sot po armatoset, Shtetet Anëtare nuk janë të gatshme për procesin e zgjerimit dhe të thellimit, ato nuk janë të gatshme të vazhdojnë ta dorëzojnë sovranitetin e tyre në institucionet e BE-së, Europa sot po ndryshon me një dinamikë të shpejtë dhe kjo vetëm sa ka filluar.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

andi-bushati

Sa VLEN Albin Kurti në Maqedoni?

Pasaporta_Radhe_Prolet-780x470 (1)

Mërgimtarët “vërshojnë” sportelet e MPB-së, paguajn trefish për pasaportat

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

albin

Kurti i reagon kryeministres serbe: Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo ‘Kosova e Metohija’

card-trump

Maqedonia e Veriut sërish në qendër të vëmendjes, këtë radhë mashtrime me “Trump kartela bankare”

kasami tetove nenshkrime

Kasami: Populli ka vendosur për NDRYSHIM! Arbeni për President! (FOTO)

borell-borel

Borrelli për Mynihun: Diskutova ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin për depërshkallëzim, fatkeqësisht pa sukses

Boris-Trajkovski

20 vite nga vdekja e Boris Trajkovskit

Rama Zelenski

Zelensky të martën në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainën

INFO

NA NDIQ