Europa gjeneron vetëm 7 përqind të të ardhurave globale të App Store

INA
INA

02/02/2024

Pothuajse një javë pasi Apple njoftoi ndryshime të mëdha për shkak të Aktit të Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Europian (DMA), kompania tha se ky treg përfaqëson 7 përqind të të ardhurave globale të App Store.

Shefi i financave të kompanisë Luca Maestri tha se impakti monetar i këtyre ndryshimeve do të varet nga zgjedhjet e zhvilluesve për të adoptuar sisteme të ndryshme.

“Shumë gjëra do të varen nga zgjedhjet e bëra. Për ta mbajtur brenda kontekstit, ndryshimet e aplikuara në tregjet Europiane, do të përfaqësojnë vetëm 7 përqind të të ardhurave globale të dyqanit të aplikacioneve,” tha Maestri.

Për shkak të DMA, Apple duhet të lejojë dyqane aplikacionesh alternative dhe zhvilluesit të mund të përdorin sisteme pagesash të tyre ose alternative.

Ndërsa njoftoi këto ndryshime, Apple theksoi se të ardhurat e App Store arritën nivele rekord prej 23.1 miliardë dollarë, 11 përqind më shumë sesa një vit më parë.

Apple vijoi narrativen e saj duke mbrojtur App Store dhe komisionet që aplikon. CEO Tim Cook tha se Apple nuk do të jetë në gjendje të ofrojë eksperiencën më të mirë për shkak të këtyre ndryshimeve.

Në BE, Apple gjithashtu do të detyrohet të hapë ekosistemin e shfletuesve ku shfletuesit e tjerë mund të përdorin motorët e tyre në vend të WebKit. /PCWorld Albanian

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone- telefon mobil

OnePlus prezanton telefonin e ri i cili nuk mbështetet nga Inteligjenca Artificiale

Apple-1

Apple paralajmëron përdoruesit: Mos e thani kurrë telefonin në oriz

hena

SHBA rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh

DASH departamenti amerikan

SHBA ofron 15 milionë dollarë kush jep informacion rreth liderëve të Lockbi

whatsapp-main-600x360

WhatsApp ndalon ‘screenshot’ për profilet: Si funksionon dhe çfarë ndryshon

tesla-model-3-behet-makina-elektrike-me-e-shitur-ne-evrope_5ca31f5e2e44d

Mijëra punësime të reja e miliona investime në inteligjencë artificiale

Pacienti i parë në botë me çip në tru fiton “superfuqi”

iphone- telefon mobil

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

kompjuter

“Besimi te shkencëtarët”, studimi i shtrirë në 67 vende e rendit Shqipërinë të fundit

INFO

NA NDIQ