Europiani Shqipëri-Serbi, Tifozat Kuq e Zi njoftojnë braktisjen e kombëtares

Picture of ina-online
ina-online

26/09/2024

Tifozat Kuq e Zi, grupimi më i madh i tifozëve nga të gjitha trevat shqiptare, kanë paralajmëruar sot distancimin nga kombëtarja dhe FSHF-ja, për shkak të vendimit të Armand Dukës që të mos tërhiqet nga organizimi i Kampionatit Europian “U-21” bashkë me Serbinë.

UEFA tha sot se propozimi i Shqipërisë dhe Serbisë është pranuar, madje dhe se është i vetmi propozim i dorëzuar dhe që i plotëson kushtet.

Tifozat Kuq e Zi thonë se ky është një akt i FSHF-së, dhe kurrsesi i gjithë shqiptarëve. Ata shprehen se bashkëpunimi me Serbinë është një ndër aktet më të rënda të kryera ndonjëherë që shkel mbi gjakun e mijëra të pafjshmëve shqiptarë të masakruar nga kriminelët e Serbisë, një shtet që as nuk e njeh Kosovën, por edhe sot e kësaj dite sërish e kërcnon me pushtim.

Reagimi i Tifozave Kuq e Zi:

Organizimi i kampionatit europian për moshat U21, nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe shkijeve është akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptar dhe opinionin futbolldashës të Kombëtares Shqiptare të futbollit.

Ky organizim assesi nuk mund të quhet i Shqipërisë, pasi FSHF-ja nuk ka kompentecën të flasë në emër të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm në emër të vetin si organizatë, e që pas këtij akti do gjej mbështetje vetëm tek punonjësit e vet që u jep pagë.

Nuk mjaftuan me mijëra reagime, shkrime, emisione e analiza unanimisht KUNDËR për këtë nismë, por që FSHF-ja me saktë kreu i saj me hirë ose pahirë mori mbi supet e veta të drejtën e vendosjes kokë më vete për një nismë me kaq shumë kundërshtime.

Nuk mjaftuan as qindra mijëra viktima shqiptare, gjenocidi e masakra nga ana e shkijeve. Gjithashtu nuk mjaftoi as nata e 14 tetorit kur Kombëtarja Shqiptare u gjend në një ambient terrori, e ku u bë thirrje “vrisni shqiptarët”, e ku lojtarët shqiptarë u rrahën e u fyen, madje edhe ju rrezikua jeta e tyre.

Nismat e tilla kryeneçe, e mospërfillëse ndaj opinionit të të lartëpërmendurve, që për lavdinë e tyre personale, egoja e shëmtuar për të luajtuar ndërtuesin e paqes globale në dëm të harmonisë së ekipit kombëtar, të mbështetësve të saj që me gjithë sakrificën e tyre financiare e familjare, e kanë ndjekur deri tani ekipin kombëtar, do t’ju kthehet bumerang.

Nesër do të jetë vonë, kur thirrjet tuaja do të bëhen përgjëruese ndaj përkrahësve të Kombëtares dhe sportdashësve, për t’i ulë gjakrat e tensionin dhe për të kërkuar kompromis e partneritet.

TË FUNDIT
21 minuta
“Çmimet e naftës kanë filluar të rriten”/Çfarë do të thotë konflikti në Lindjen e Mesme për ekonominë globale?
43 minuta
ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra
2 orë
Qytetarët e veriut për rrymën: “Fatura anormale” dhe “duhen paguar”
2 orë
Beshiktashi, dobët në Europa League
2 orë
“Mungesa e Granit Xhakës në Serbi nuk është opsion” – Yakin flet për ndeshjen që gjithmonë është e tensionuar

ME TE LEXUARA

12 orë
Drejtuesja e sigurisë kibernetike: Armiqtë e SHBA-së, asnjë mundësi të ndryshojnë rezultatet e zgjedhjeve
21 minuta
“Çmimet e naftës kanë filluar të rriten”/Çfarë do të thotë konflikti në Lindjen e Mesme për ekonominë globale?
1 ditë
29 vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov
11 orë
Filipçe: Ka vonesë të konsiderueshme në kthimin e TVSH-së, 100 milionë euro nuk janë paguar për katër muaj
1 ditë
Si variojnë çmimet e banesave në Shqipëri, në cilët qytete janë më shtrenjtë
10 orë
Skuadra e javës në Champions League, UEFA përzgjedh formacionin ideal
1 ditë
Tre të vdekur dhe një i lënduar në rrugën Prilep-Manastir
2 orë
Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”
23 orë
Sa e fuqishme është ushtria iraniane dhe sa e fuqishme është ushtria izraelite?

LEXO MË SHUMË

nafta tregjet

“Çmimet e naftës kanë filluar të rriten”/Çfarë do të thotë konflikti në Lindjen e Mesme për ekonominë globale?

tetori roz kanceri ne gji

ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra

veriu-1-600x360

Qytetarët e veriut për rrymën: “Fatura anormale” dhe “duhen paguar”

Besiktas

Beshiktashi, dobët në Europa League

Granit Xhaka Yakin Jakin

“Mungesa e Granit Xhakës në Serbi nuk është opsion” – Yakin flet për ndeshjen që gjithmonë është e tensionuar

Ermir-Lenjani-780x470

Ermir Lenjani i jep fund karrierën kuqezi: “10 vite, realizim i ëndrrës së fëmijërisë”

mbappe mbape

Kombëtarja e Francës pa Kilian Mbape-n në sfidat e muajit tetor

lukaku

Lukaku: I lumtur te Napoli, këtu falë sugjerimit të dikujt

ageler, mickovski

Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”

INFO

NA NDIQ