Eurostandard Banka do të bëhet me pronar të ri dhe me këtë kreditorët vallë do të dëmshpërblehen!

Picture of INA
INA

15/11/2023

Ka shumë gjasa që ish godina e administratës së Eurostandard Bank të ketë më në fund një pronar të ri! Të premten (17.11.2023), bordi i kreditorëve të Eurostandard Bank do të vendosë sërish me rastin e ankandit të tretë publik dhe do të votojë për shitjen e shpejtë të godinës së Eurostandard Bank, me shpresën që kompensimi i të gjithë kreditorëve do të nis së shpejti.

“Në mbledhjen e fundit të kreditorëve të Bankës Eurostandard të mbajtur më 15.09.2023 me rastin e ankandit të tretë publik, 88,1% e kreditorëve u shprehën unanimisht se nevojitet një shitje e shpejtë e godinës së Eurostandard Bank. Në të njëjtin mendim ishte edhe Fondi i Sigurimit të Depozitave, si kreditori më i madh i Eurostandard Bank dhe institucion që ka të drejtën e fondeve nga pasuria e falimentimit si dhe Dhoma e Tregtisë, si dhe 20 kreditorët e tjerë më të mëdhenj,“ është shprehur përfaqësuesi ligjor i njërit prej kreditorëve.

Shumica e kreditorëve me një deklaratë këto ditë ka thënë se oferta e fundit prej 5.4 milionë euro është e pranueshme dhe se ka ardhur koha përfundimtare për ta mbyllur këtë çështje. Kjo pritshmëri është reale dhe mbështetet nga vendimi i Gjykatës së Apelit për pranimin e ankesës së njërit prej kreditorëve, lidhur me vendimin e gjyqtarit të falimentimit për anulimin e ankandit dhe pas rekomandimit të marrë nga administratori i falimentimit për një rivlerësim i vlerës së ndërtesës, duke vonuar kështu të gjithë procesin.

Gjykata e Apelit vendosi se gjyqtari i falimentimit ka vepruar në kundërshtim me interesat e shumicës dhe me rregulloren e procedurës dhe se votimi duhet të bëhet.

Gjyqtari i falimentimit dhe administratori i falimentimit këtë herë duhet të mbështesin shumicën, vendimet e institucioneve dhe të konfirmojnë shitjen, në mënyrë që pas 3 vitesh kreditorët të dëmshpërblehen përfundimisht.

Panteleon GS fitoi tenderin në ankandin elektronik të tretë radhazi për këtë hapësirë ​​biznesi, me 5.4 milionë euro të ofruara. Tani oferta duhet të pranohet nga asambleja e kreditorëve dhe paratë e mbledhura të përdoren për kompensimin e kreditorëve të bankës së dështuar.

Është një kompani maqedonase me reputacion dhe respekt me rritje të shpejtë outsourcing, e cila punon për kompanitë në tregun amerikan. Një kompani që ka plane ambicioze për rritje dhe zhvillim, dhe që dëshiron të dyfishojë numrin e punonjësve në të ardhmen e afërt, e cila aktualisht numëron mbi 110 profesionistë të talentuar nga fusha të ndryshme.

Më parë, kompania e njohur dhe ndërkombëtare e auditimit RSM Macedonia e vlerësoi ndërtesën në 5.3 milionë euro. Hapësira e zyrës është 1977 m2, ndërsa 1512 m2 janë nën tokë të destinuara për kasafortë, arkiv, dhoma ndihmëse dhe 20 vende parkimi. Objekti ka një sipërfaqe totale prej 3489 metra katrorë, nuk shitet pjesërisht por tërësisht, dhe realisht bëhet fjalë për një shumë të madhe mjetesh për kushtet e Maqedonisë që duhet të ndahen për këtë objekt afarist.

Njohësit e çështjes thonë se ky është shansi i fundit për të shitur objektin, pasi nëse nuk votohet tani, ndërtesa do të shpërndahet në aksionet e mbi 3000 kreditorëve, individëve dhe personave juridikë, që automatikisht do të thotë se shitja e ardhshme e ndërtesës do të jetë praktikisht e pamundur. Ndërtesa e administratës do të vazhdojë të amortizohet dhe do të jetë në gjendje të keqe. Në një rast të tillë, përveç kreditorëve, me humbje do të jetë edhe shteti.

TË FUNDIT
3 ditë
Qeveria e RMV-së do të vendosë një limit për çmimet e produkteve ushqimore bazë
3 ditë
Eksporti bie për 7.7%, Maqedonia më shumë tregti bën me Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Greqinë
4 ditë
Mickoski: Do të ndahen 250 milionë euro për projekte infrastrukturore
4 ditë
Ulja e tatimit për kompanitë që fitojnë mbi 50 milionë euro në vit, Durmishi: Është keqkuptuar, bëhet fjalë për kompanitë ndërkombëtare
4 ditë
FOTO/ Durmishi: Nga sot fillon ndarja e vauçerëve për turizëm prej 18.000 denarë

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

fature-market

Qeveria e RMV-së do të vendosë një limit për çmimet e produkteve ushqimore bazë

Kamionet-1-520x360-1

Eksporti bie për 7.7%, Maqedonia më shumë tregti bën me Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Greqinë

Hristijan Mickoski

Mickoski: Do të ndahen 250 milionë euro për projekte infrastrukturore

besar durmishi qeveri

Ulja e tatimit për kompanitë që fitojnë mbi 50 milionë euro në vit, Durmishi: Është keqkuptuar, bëhet fjalë për kompanitë ndërkombëtare

besar durmishi

FOTO/ Durmishi: Nga sot fillon ndarja e vauçerëve për turizëm prej 18.000 denarë

pare-euro

Fillon projekti për zhvillimin e komunave, do të ndahen 250 milionë euro për projekte infrastrukturore

branko_azeski

Azeski me një letër drejtuar Mickoskit kërkon ndryshime në ligjin që kufizon marzhat tregtare

Kamionet-1-520x360-1

Tripunovski: Në Maqedoni do të hyjë vetëm ushqim i sigurt dhe cilësor

Foto:Ilustrim

“Punë ka punëtorë nuk ka!” ESHS: Rreth 10 mijë vende të lira pune janë në RMV

INFO

NA NDIQ