‘Eurostat’ publikon të dhënat: Ja sa banorë ka Maqedonia e Veriut

0

Më 1 janar të këtij viti Maqedonia e Veriut ka numëruar 2.077.100 banorë, ose rreth 2 mijë më shumë krahasuar me një vit më parë, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Eurostat”, Maqedoni V. për një vit është rritur për 0.9 për qind. Vitin e kaluar kanë lindur 21.300, ndërsa kanë vdekur 19.700 persona.

Nga të dhënat e Eurostat mësohet se më së shumti popullsi në rajon ka Greqia me 10.7 milion, Bullgaria me 7 milion, Serbia 6.96, Kroacia 4,0077, Shqipëria 2.86 dhe Mali i Zi 626.000 banorë. (INA)