​Eurovision 2023, Albina Kelmendi performon në gjysmëfinalen e dytë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/02/2023

Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2023 që do të zhvillohet në Liverpool, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.

Festivali evropian publikoi listat e shteteve përkatëse që do të performojnë në dy netët e gjysmëfinale, ku Shqipëria sipas shortit do performojë në më 11 maj.

Shorti i ndarjes u zhvillua më 31 janar 2023 në St. George’s Hall në Liverpool dhe u organizua nga AJ Odudu dhe Rylan Clark-Neal. Rendi i zhvillimit të gjysmëfinaleve do të vendoset më vonë nga producenti britanik BBC dhe do të miratohet nga EBU.

Në natën e parë më 9 maj do të performojnë: Kroacia, Irlanda, Letonia, Malta, Norvegjia, Portugalia, Serbia, Azerbajxhani, Republika Çeke, Finlanda, Izraeli, Moldavia, Holanda, Suedia, Zvicra, Gjermania, Franca, Italia

Në natën e dytë më 11 maj do të performojnë: Armenia, Belgjika, Qipron, Danimarka, Estonia, Greqia, Islanda, Rumania, Shqipëria, Australia, Austria, Gjeorgjia, Lituania, Polonia, San Marino, Sllovenia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Ukrainë.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, si fituese të edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të performuar në finalen e madhe më 13 maj, që do u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste (Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania) si dhe shteti fitues i vitit të kaluar (Ukraina), të cilët plotësojnë listën e 26 shteteve finaliste.

‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit, ndërsa më herët u publikua edhe logo, e cila ishte një bashkim i ngjyrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës.

Festivali i këtij viti do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të pamundësisë për ta organizuar në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022, për shkak të luftës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

luizi kiara

Kiara Tito e pret me zarf të zi Luizin (video)

luizi

Luizi e gjen artisten që ja bëri pikturën (video)

heidi romeo

Pas pajtimit të Romeos dhe Heidit, reagon Elgit Doda

nita-latifi-big-brother

Nita Latifi feston ditëlindjen, ja sa vite mbush

fifi filloreta

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik – secili mund të flasim çfarë të duam

Heidi Romeo

Familjarët kundër lidhjes së Romeos dhe Heidit, ky veprim i tregon të gjitha

ledion lico

Sara Hoxha e shqetësuar për Ledionin pas veprimit të fundit (FOTO)

vesa romeo

Vesa i dërgon dron Romeos: T’kanë plagos, mos lejo me të vra! (FOTO)

arbana osmani

Ish-kolegu e quan Arbana Osmanin shtrigë

INFO

NA NDIQ