Eurozona hap dyert për Bullgarinë, çfarë fiton vendi dhe pse ka skepticizëm!?

Picture of Ina Online
Ina Online

05/06/2025

Komisioni Evropian mendon se Bullgaria është e gatshme të bëhet vendi i 21-të i Bashkimit Evropian që përdor euron. Sipas raportit të komisionit vitin e kaluar Bullgaria kishte bërë me sukses përpjekje për të ulur përqindjen e inflacionit nga mbi 9.5 përqind në rreth 2.7 përqind. Komisioni Evropian pret që deri në vitin 2026 inflacioni në Bullgari të bjerë në nivelin 1.8% .

Bullgaria plotëson kriteret e eurozonës

Sipas Bankës Qendrore Evropiane tani Bullgaria i plotëson kriteret për t’u bërë pjesë e eurozonës në katër fushat e kërkuara. Për t’u anëtarësuar në eurozonë një vend duhet të përmbushë disa kritere, në të cilat bëjnë pjesë stabiliteti i çmimeve, financat e shëndosha publike, ulja e inflacionit dhe kursi i qëndrueshëm i këmbimit. Inflacioni nuk duhet të dalë jashtë kontrollit në mënyrë që të ruhen vlera e parasë dhe fuqia e saj blerëse.

Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2007. Vendi i fundit që u pranua në eurozonë më 1 janar 2023 ishte Kroacia.

Anëtarësimi në eurozonë i jep Bullgarisë akses në politikën monetare dhe mbështetjet financiare të Bankës Qendrore Evropiane, duke zvogëluar rrezikun e krizave monetare.

Përdorimi i euros ul normat e interesit për kreditë qeveritare dhe të biznesit dhe eliminon rrezikun e këmbimit valutor me vendet e eurozonës, duke rritur besimin e investitorëve. Po ashtu përdorimi i euros thjeshton transaksionet ndërkufitare, duke e bërë më të lehtë tregtinë dhe turizmin me vendet e tjera të BE-së.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti euron si “simbol të prekshëm të forcës dhe unitetit evropian”. Falë euros ekonomia bullgare do të bëhet më e fortë do të ketë më shumë tregti me partnerët e eurozonës, më investime të huaja direkte, qasje në financa, vende pune me cilësi të lartë dhe të ardhura reale.

Kryeministri bullgar Rossen Jeliazkov tha se BE-ja konfirmoi përparimet që bërë vendi. “Një ditë e jashtëzakonshme. Një hap tjetër përpara në rrugën e Bullgarisë drejt euros… Kjo vjen pas vitesh të tëra reformash, angazhimi dhe harmonie me partnerët tanë evropianë”, shkroi ai në një postim në X.

Jo të gjithë të kënaqur me euron

Nxitja për të adoptuar euron ka shkaktuar reagime të forta negative dhe protesta pjesërisht të dhunshme në Bullgari. Protesta janë zhvilluar në Sofje dhe qytete të tjera. Sondazhet e fundit tregojnë se gati gjysma e të anketuarve e kundërshtojnë bashkimin e Bullgarisë me eurozonën.

Partia opozitare pro-ruse “Vazrazhdane” ka organizuar disa demonstrata kundër anëtarësimit në eurozonë.

“Nëse Bullgaria i bashkohet eurozonës, do të jetë si të hipësh në Titanik”, tha Nikolai Ivanov, dikur zyrtar i lartë tani në pension, gjatë një proteste të kohëve të fundit, duke reflektuar frikën se miratimi i euros mund të prekë kursimet dhe të dëmtojë ekonominë bullgare./DW

TË FUNDIT

Gjendet shëndosh e mirë 4-vjeçarja që u zhduk në plazhin e Golemit

Kjo është përmbajtja e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës – Mbështetje e fuqishme nga biznesi dhe qytetarët

“Bashkimi 2002” nis përgatitjet për provimin e brezit të zi – 10 garues drejt titullit mjeshtër

Shkupjani nga Butelli rrah brutalisht gruan – i caktohet masa e paraburgimit

VLEN: BDI përdori gjuhën shqipe vetëm për sllogan zgjedhor, por nuk e kanë respektuar asnjëherë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË