Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri me dije se 4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli.
Shtetasit shqiptarë që gjendeshin në Izrael për arsye profesionale dhe familjare janë evakuuar dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit.
“Falënderojmë autoritetet izraelite, jordaneze, egjiptiane dhe ambasadën austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona”, bëhet me dije në një njoftim të Ministrisë së Jashtme.