EVN Maqedoni bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik “GENERALKA WEEKEND 24”

Picture of INA
INA

20/05/2024

Punonjësit e EVN Maqedoni bënë punë vullnetare në kuadër të aksionit më të madh ekologjik në vend për pastrimin e mbeturinave “GENERALKA WEEKEND 24”. Dyzet vullnetarët mblodhën mbeturinat në lokacionin përreth hidrocentralit “Matka” dhe Qendrës Ekspozuese “Matka”.

Bashkimi në këtë aksion pasqyron kontributin e vazhdueshëm të kompanisë në minimizimin e ndikimeve negative dhe rritjen e ndikimit pozitiv në mjedis dhe shoqëri në tërësi.

“Roli si partner i EVN Maqedoni në këtë projekt është dëshmi se ne jemi plotësisht të përkushtuar, i vendosim parimet e qëndrueshmërisë në të gjitha aktivitetet tona dhe me përgjegjësi i përdorim resurset që na janë besuar për të ruajtur mjedisin për gjeneratat e ardhshme.

Ne e njohim rolin kryesor në promovimin e parimeve ekologjike, sociale dhe të qeverisjes dhe përputhshmërinë me standardet ESG. Përgjegjësia për zhvillimin e strategjisë së qëndrueshmërisë është prioritet në nivelin më të lartë të korporatës dhe është detyra jonë të kontribuojmë në një mjedis të qëndrueshëm dhe të krijojmë një të ardhme të gjelbër për vendin”, tha Jirgen Fllajshhaker, Zëvendës Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.

EVN në të gjitha aktivitetet e saj vendos parimet e qëndrueshmërisë dhe përpiqet të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve. Energjia dhe mbrojtja e mjedisit janë segmente të ndërlidhura dhe qëllimi ynë është të kontribuojmë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për grumbullimin, përzgjedhjen dhe depozitimin e duhur të mbetjeve. Në këtë drejtim, ne realizojmë projekte të ndryshme për mbrojtjen e diversitetit biologjik, menaxhimin e mbetjeve dhe pajisjeve që përmbajnë bifenil të poliklorinuar (PCB), mbrojtjen e tokës, ujit dhe ujërave nëntokësore. (INA)

TË FUNDIT
25 minuta
Mësohen emrat e zëvendësministrave të LD së Mexhitit
1 orë
Temperaturat e larta, mjekët do të patrullojnë në Shkup për t’u dalë në ndihmë qytetarëve
1 orë
Dauti: VLEN nuk mund të thirret në votat e pastra shqiptare sepse ka edhe vota të VMRO-së
2 orë
ESHR: Dobësi në sistemin IT në FSSH, nuk janë vendosur kontrolli dhe sistemi për suksesin e mjekimit jashtë vendit
2 orë
Aksident në rrugën Gostivar-Ohër, automjeti godet një ari

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kush janë kompanitë farmaceutike në Maqedoninë e Veriut që qarkullojnë miliona euro
19 orë
Serbi Stoilkoviç pjesë e Qeverisë, ja çka thotë Mickoski
2 orë
Aksident në rrugën Gostivar-Ohër, automjeti godet një ari
1 ditë
Nga 20 deri 25 qershor do të bëhet regjistrimi elektronik në shkollat e mesme
19 orë
ASH: Stoilkoviq ta njohë Kosovën, gjenocidin në Srebrenicë dhe të distancohet nga Putini dhe Vuçiçi, para votimit të Qeverisë
2 orë
ESHR: Dobësi në sistemin IT në FSSH, nuk janë vendosur kontrolli dhe sistemi për suksesin e mjekimit jashtë vendit
1 ditë
Një ‘ushtri’ e tërë administratorësh do të kalojë nga një ministri në tjetrën në pesë muajt e ardhshëm
19 orë
Tetovë, në fund të muajit nis vendosja e semaforëve në bulevardin “Bllagoja Toska”

LEXO MË SHUMË

Izet Mexhiti LD 2

Mësohen emrat e zëvendësministrave të LD së Mexhitit

moti Vapa nxehti temperaturat

Temperaturat e larta, mjekët do të patrullojnë në Shkup për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

ilire-dauti

Dauti: VLEN nuk mund të thirret në votat e pastra shqiptare sepse ka edhe vota të VMRO-së

fondi

ESHR: Dobësi në sistemin IT në FSSH, nuk janë vendosur kontrolli dhe sistemi për suksesin e mjekimit jashtë vendit

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Gostivar-Ohër, automjeti godet një ari

TARAVARI MICKOSKI

Nga dita e parë e Qeverisë do të shkarkohen drejtorët ekonomik të Klinikave, paralajmëron Taravari

moti nxehti temperatura-termometri

Mot me diell dhe shumë i nxehtë temperatura deri 40 gradë

Screenshot_2024-06-19-00-12-33-792_com.facebook.katana-edit

Resul Ademi,19 vjeçari nga Nikushtaku që humbi jetën në aksident trafiku

Arben Taravari

Taravari: Nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme lokale, jo vetëm Gostivarin por edhe Sarajin do ta fitonim

INFO

NA NDIQ