EVN Maqedoni me aktivitet vullnetar dhe donacione të fundvitit (FOTO)

ina-online
ina-online

28/12/2023

Tradicionalisht gjatë festave të fundvitit, EVN Maqedoni dhuroi pako ushqimore për Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM), Bashkësinë Fetare Islame (BFI) dhe Kishën Katolike. Përveç kësaj, punonjësit e EVN-së realizuan aktivitetin vullnetar “Ndarja e pakove të Vitit të Ri për të pastrehët” në bashkëpunim me organizatën “ACT Makedonija” në Shkup.

Bashkësitë fetare përmes organizatave humanitare “Sveti Spas”, “Karitas” dhe “El Hilal” do të mundësojnë që pakot ushqimore të shpërndahen në mbarë vendin. Priftërinjtë e organizatës humanitare “Sveti Spas” do të shpërndajnë ushqim për qytetarët që janë në gjendje të rëndë shëndetësore apo që jetojnë në zona të largëta rurale. Pako me produkte ushqimore që ju dhuruan Kishës Katolike, “Karitas” dhe organizatave humanitare të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) “Hilal” do të shpërndahen për familjet në rrezik social.

EVN Maqedoni është kompani e përgjegjshme që vazhdimisht investon në projekte për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe u bashkohet një sërë iniciativave që adresojnë sfidat e familjeve nga kategoritë e cenueshme. Gjatë vitit, kompania bën punë vullnetare dhe përfshin organizata të ndryshme që punojnë me kategori të cenueshme të qytetarëve.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi ahmeti merko

Dega e BDI-së në Strugë a do ta pranojë Ziadin Selën si bartës të listës së përbashkët për deputetë, flet Shaqiri?

gazmend hoxha tasevski

Policia e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut bashkë në luftën kundër krimit ndërkufitar

krenar lloga

Lloga: Gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese

Abdush Demiri

Abdush Demiri nga opozita shqiptare u zgjodh anëtar i KSHZ-së

Talat Xhaferi

VLEN: Talat Xhaferi tradhtoi universitetet shqiptare, edhe si kryetar kuvendi, edhe si kryeministër

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Parlamenti nuk votoi zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra

lirim shabani jusuf ut

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Oher

Paralajmërime të rrejshme për bombë në disa objekte në Ohër

Mladen cadikovski

Çadikovski në “Poligraf”: Të mos lejojmë të keqpërdoremi, gazetarët të kontrollojnë informacionet që vijnë nga politikanët

INFO

NA NDIQ