EVN: Ndërhyrjet e dhunshme në objektin energjetik në Sllupçan lan disa fshatra pa rrymë

Picture of INA
INA

06/07/2023

Kompania energjetike EVN është prononcuar lidhur me protestat në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës të mërkurën në mbrëmje ku një grup banorësh kanë bllokuar rrugët për të penguar ekipet për nxjerrjen e orëmatësit jashtë shtëpive të tyre, ashtu siç veprohet në të gjithë vendbanimet tjera në vend.

Nga EVN-ja thonë se nga përpjekja e disa banorëve për të rikthyer vet furnizimin me energji elektrike është shkaktuar një defekt I madh që ka lënë pa rrymë edhe fshatra të tjerë.

“Në orët e vona të ditës së djeshme, banorët nga Sllupçani në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme hapën një objekt të madh energjetik të Elektrodistribucionit në përpjekje për të rikthyer vetë furnizimin me energji elektrike në fshat. Pas një tentative të tillë për lidhje të paligjshme arbitrare, është shkaktuar një defekt i madh, i cili ka lënë pa energji elektrike edhe fshatrat fqinje. Manipulime të tilla nga joprofesionistë janë jashtëzakonisht të pasigurta dhe mund të kenë një fund shumë tragjik me pasoja fatale”, thuhet në njoftimin e EVN-së.

Fshatrat Orizarë, Vaksincë dhe Llojanë sot po përballen me avari fal veprimit të banorëve të fshatit Sllupçan.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Elektrodistribucioni.

“Banorët e Sllupçanit nuk e lejojnë operatorin e sistemit të shpërndarjes që t’i përmbush obligimet ligjore për mirëmbajtjen, përmirësimin dhe instalimin e sistemeve për matjen e saktë të energjisë elektrike. Ekipet e Elektrodistribucionit nuk mund ta rregullojnë defektin derisa të marrin garanci të forta se do të mundësohen kushtet normale të punës”, thuhet në komunikatë.

“Defektet e shkaktuara nga manipulimet e paautorizuara si në këtë rast kërkojnë shumë kohë për t’u riparuar”, тhonë nga kompania.

Vjedhja e energjisë elektrike në këtë fshat, sipas EVN-së është 80%, dhe arkëtimi është vetëm 20%.

TË FUNDIT
5 minuta
Ministri Durmishi vizitë në Prishtinë, takimi me Rizvanollin për bashkëpunim dhe prioritetet e përbashkëta
11 minuta
Fronti Europian: Anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive u zgjodhën në mënyrë tinëzare
13 minuta
Avokati Koci zbulon se ka identifikuar vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit në Serbi
16 minuta
Dimitrieska-Koçoska: Nevojitej qasje e përgjegjshme, të gjitha detyrimet do të servisohen me ribalancin
22 minuta
Kërcënoi nënën, arrestohet një person në Tetovë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Shkup, 110 gjoba për shkelje të rregullave në trafik
17 orë
Sela flet për ndryshime të sistemit në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)
5 minuta
Ministri Durmishi vizitë në Prishtinë, takimi me Rizvanollin për bashkëpunim dhe prioritetet e përbashkëta
1 ditë
Toshkovski: LSDM po mbron krimet e BDI-së! Do të nisim procedura ndaj të paprekshmëve
5 orë
Në Aeroportin e Shkupit u konfiskuan orë në vlerë të rreth 4.000 eurove (FOTO)

LEXO MË SHUMË

452791053_1077705377126167_1179331783632364108_n

Ministri Durmishi vizitë në Prishtinë, takimi me Rizvanollin për bashkëpunim dhe prioritetet e përbashkëta

IMG_0046

Fronti Europian: Anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive u zgjodhën në mënyrë tinëzare

faton hajrizi

Avokati Koci zbulon se ka identifikuar vendin ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit në Serbi

IMG_4179

Dimitrieska-Koçoska: Nevojitej qasje e përgjegjshme, të gjitha detyrimet do të servisohen me ribalancin

policia-tetoves-spb-mpb

Kërcënoi nënën, arrestohet një person në Tetovë

IMG_4698

A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci

IMG_4698

Daçiq për ish-ushatrin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e Maqedonisë së Veriut

Igli Hasani

Igli Hasani, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së

Saranda

Gazetari i medias gjermane DW tregon sa po kushton çadra në Sarandë dhe reagon ashpër

INFO

NA NDIQ