EVN pjesë e stërvitjes „Përgjigje Nacionale 2019“

0

Në kazermën „Jane Sandanski“ në Shtip u realizua stërvitje për menaxhimin e fatkeqësive natyrore „Përgjigje Nacionale 2019“.
Skenari i stërvitjes është fatkeqësi nga moti me rreshje të dendura në rajonin e Shtipit, dalje e ujit nga shtrati i lumit Bregallnicë dhe vërshime në rrethinë, me çka dhe shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Sipas skenarit, nga uji i madh i lumit ka rënë dhe është dëmtuar shtylla e tensionit të lartë, poashtu është vërshuar dhe stacioni transformator distributiv, ndërsa popullata ka ngelur pa energji elektrike. Me qëllim të sanimit të shpejtë të defektit, ekipet e EVN vendosin shtyllë të veçantë të tensionit të lartë e cila montohet shpejtë, ndërsa për furnizim të përkohshëm vendosin agregat prej 150kVA. Gjatë menaxhimit me gjendjen e jashtëzakonshme ekipet shfrytëzojnë edhe sajën motorike. Stërvitja përfundon me montimin e plotë të stacionit transformator distributiv mobil të ri dhe vendosje të sërishme të furnizimit me energji elektrike. Në këtë stërvitje morën pjesë pjesëtarët e ushtrisë, MPB, zjarrfikësit, Qendra për Menaxhim me Kriza dhe institucione të tjera e ndërmarrje publike, ndërsa EVN është kompania e vetme private e cila për herë të parë është ftuar të jetë pjesë e këtij trajnimi.
EVN mori pjesë me gjithsej 7 ekipe të elektromontuesve nga Departamenti Tension i Lartë, QEK Gjorçe Petrov, QEK Vasill Gllavinov dhe QEK Shtip.Një pjesë e pajisjeve të EVN të cilat u përdorën gjatë kësaj stërvitje u eksponua dje në sheshin e Shtipit.