Evropa e paralizuar nga bora, qindra fluturime të anuluara

Picture of Ina Online
Ina Online

06/01/2025

Reshjet e borës dje shkaktuan probleme të mëdha trafiku në Britaninë e Madhe, ndërsa shumë fluturime u anuluan në Gjermani dhe Holandë.

Vonesa fluturimesh pati edhe në aeroportet e Madridit dhe Barcelonës, disa prej të cilave u vonuan deri në 3.5 orë.

Disa aeroporte gjermane vonuan fluturimet dje për shkak të reshjeve të borës dhe shiut të ftohtë. Në Frankfurt, aeroporti më i madh i Gjermanisë, 120 ngritje dhe ulje u anuluan nga 1090 të planifikuara. Dukshmëria e dobët e ndërlikon më tej trafikun ajror.

Në Mynih pardje për masë paraprake janë anuluar 35 fluturime nga gjithsej 750 të planifikuara.

Në Angli dhe Uells, gjatë natës ndërmjet së shtunës dhe të dielës, ranë disa centimetra borë.

Aeroporti i Mançesterit ka rihapur pistat e tij mëngjesin e sotëm, por vonesat vazhdojnë pasi aeroplanët janë shkrirë dhe pistat janë pastruar. E njëjta situatë është edhe në Liverpool.

Në aeroportin Schiphol në Amsterdam, 68 fluturime u anuluan dhe më shumë se 200 u vonuan.

Në Norvegji parashikohen reshje të dendura dëbore në juglindje, ndërsa në Suedi për shkak të motit të ftohtë është shpallur alarmi portokalli dhe i verdhë dhe trenat në veri të vendit janë anuluar.

TË FUNDIT

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

Bilall Kasami e konfirmon: Do të kandidoj edhe për një mandat në Komunën e Tetovës

Miratohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, licencat edhe në shqip

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

ME TE LEXUARA

1

"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

LEXO MË SHUMË