Evropa kërkon të bëhet lider në prodhimin e çipeve kompjuterike

Unioni dëshiron që 20% e këtyre çipeve të prodhohen brenda Bashkimit Evropian deri më 2030, shifra të cilat aktualisht janë në nivelet e 10%.

Objektivi i vendosur vjen në një kohë kur industria ka dështuar të përballet me kërkesën. Aktualisht janë dy kompani të cilat dominojnë botërisht: kompania Tajvaneze TSMC dhe Koreano-Jugore Samsung. Këto dy kompani janë të vetmet të afta të prodhojnë çipe me teknologji të fundit.

Komisioni Evropian ka vendosur një objektiv ambicioz për të rritur prodhimin e çipeve kompjuterike deri në fund të kësaj dekade.

Evropa ka pasur një industri të prodhimit të çipeve të shëndoshtë. Ndërsa Holanda është shtëpia e NXP Semiconductors dhe Gjermania është baza e Infineon Technologies, të tjerët kanë dërguar jashtë Evropës prodhimin.

Ndërtimi i një fabrike kushton të paktën 20 miliardë dollarë. Kostot me gjeneratat e fundit të çipeve janë rritur. Komisioni Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje për ndërtimin e fabrikave të reja të cilat shihen si një investim shumë i rëndësishëm.