Evropa “në festë”, BE i jep goditjen fatale Putinit

INA
INA

19 Gusht, 2023

Bashkimi Evropian mbushi depot e gazit edhe tre muaj para afatit të planifikuar. Së fundmi, rezervat e depozituara të gazit natyror në territorin e Bashkimit kanë arritur në maksimumin historik, siç shkruan gazeta “Politico”. Depot u mbushën shumë kohë përpara fillimit të sezonit të ngrohjes, gjë që është në përputhje me politikën e Brukselit për “shkëputje” të papritur nga gazi rus. Vendimi i BE-së për t’i dhënë fund varësisë së saj nga burimet ruse të energjisë do të thotë gjithashtu një thellim i problemeve të Kremlinit.

Të enjten, depot e gazit në vendet anëtare të BE-së arritën një nivel prej 90.12 për qind të kapacitetit të përgjithshëm, që do të thotë se tashmë është përmbushur detyrimi ligjor, i cili thotë se zënia e depozitave evropiane të gazit duhet të arrijë nivelin 90 për qind deri në nëntor.

“Konfirmimi i sotëm se i kemi përmbushur obligimet para afatit, thekson se BE-ja është e përgatitur mirë për dimër. Kjo do të na ndihmojë në stabilizimin e mëtejshëm të tregut në muajt në vijim”, tha komisioneri i Unionit për Energji, Kadri Simson.

Tregu i energjisë i Bashkimit Evropian, thotë ai, është në një pozitë shumë më të favorshme se sa ishte vitin e kaluar. Natyrisht, lajmi për kapacitetin rekord të magazinimit mund të lexohet si suksesi i Bashkimit Evropian në “zhdukjen” e gazit rus, sepse para pushtimit të Putinit në Ukrainë, Bashkimi plotësonte deri në 40 për qind të nevojave të tij për gaz natyror me importe nga Rusia.

“Kjo është padyshim një histori suksesi si për Komisionin Europian ashtu edhe për tregun e energjisë, por mbi të gjitha për qeveritë e vendeve anëtare”, tha Giovanni Sgaravatti, analist në institutin “Bruegel” në Bruksel.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Irak_Dasem-780x470

Së paku 100 të vdekur nga zjarri në një dasmë në Irak

gruri-ukraine-rusi-anijet

Ministri polak: Bisedimet me Ukrainën për importet e grurit janë në rrugën e duhur

zelensky-Shevchenko-1280x720-1-780x470

Zelensky emëron Andriy Shevchenkon si këshilltarin e tij

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykatësi i New York nuk tërhiqet: Donald Trump do gjykohet për mashtrime bankare

okb

Rusia kërkon t’i bashkohet këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut

ukraina-1

Ukraina: Rrëzuam 26 dronë rusë gjatë natës

Screenshot-2023-09-26-090946-1

Shpërthim në një depo, së paku 20 njerëz të vdekur

ukrain-flamuri

Ukraina shkatërron rrjetin e spiunëve rus në Kharkiv

ukraina-rusi-kiev-ushtar

Ushtria ukrainase: Sulmet ruse shkaktuan dëme të konsiderueshme në portin e Odesës

INFO

NA NDIQ