Fabricio Romano zbulon prapaskenën e bujshme me Asllanin: Interi ishte përgatitur ta largonte në janar

INA
INA

15/11/2023

Fati i Kristjan Asllanit ka ndryshuar në katër javë. Aq iu deshën mesfushorit të Kombëtares shqiptare, që të bindte Interin që të mos hiqte dorë prej tij dhe t’i jepte mundësinë që të vazhdonte të vishte fanellan zikaltër.

Eksperti i njohur i merkatos, Fabricio Romano, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ka zbuluar se në fakt Interi kishte një ide tjetër për mesfushorin shqiptar.

“Deri katër javë më parë, ai ishte një kandidat serioz për t’u larguar në janar. Por në ndeshjet e fundit, ka ndryshuar historinë e tij”, tha eksperti i merkatos, duke bërë të qartë se tani Asllani mund të ishte pak më i qetë.

Më pak fjalë, ndeshjet ndaj Romës dhe Salcburgut ku ai tregoi një paraqitje të shkëlqyer, bënë që Inzagi dhe klubi të ndërronte mendje për mesfushorin i cili tani shihet me të vërtetë si një nga alternativat kryesore në mesfushën e zikaltërve.

The post Fabricio Romano zbulon prapaskenën e bujshme me Asllanin: Interi ishte përgatitur ta largonte në janar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

cana

Kosova me trajner vendor apo të huaj? Pyetet legjenda Agim Cana, babai i Lorik Canës

muamed-sejdini-2-750x500

Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

muller

Muller largohet nga Bajerni, në garë janë 3 klube nga Seria A

Foto: sportsport.mk

Qeveria i miratoi ndryshimet në Ligjin për Sport

inter fiorentina

VIDEO / Fiorentina kalon në çerekfinale mes dramës së penaltive

andrej

Rrëfimi i Pirlos: Firmosa me Realin, ja pse nuk shkova në Madrid

broja

Broja ndalet nga shtylla, feston United! City bie në “Villa Park”

INFO

NA NDIQ