Facebook ka kërcënuar të heqë lajmet nga platforma

Meta ka njoftuar se do të “detyrohet të marrë në konsideratë” heqjen e përmbajtjeve gazetareske nga platforma e saj nëse Kongresi Amerikan miraton legjislacionin që kërkon që kompanitë e teknologjisë të paguajnë mediat për kontributet e tyre.

Nëse miratohet, Ligji për Konkurrencën dhe Mbrojtjen e Gazetarisë do t’i lejojë kompanitë e lajmeve të negociojnë kolektivisht me platformat sociale mbi kushtet në të cilat materiali gazetaresk shfaqet në faqet e tyre të internetit.

Meta njoftoi se më mirë do të nxirrte lajmet nga platforma e saj, “në vend që t’i nënshtrohej negociatave të sponsorizuara nga qeveria që minojnë padrejtësisht rëndësinë që i kushtojmë gazetarisë”.

Meta kishte pikëpamje të ngjashme në të kaluarën. Vitin e kaluar, ajo bllokoi shkurtimisht gazetat nga platforma e saj në Australi pasi vendi miratoi një ligj që kërkon që kompanitë e teknologjisë të paguajnë botuesit për përdorimin e gazetave të tyre.

Më vonë ai bëri marrëveshje me mediat australiane.