“Facebook” në ndihmë të shtypit amerikan për rritjen e numrit të abonentëve

0

Rrjeti social “Facebook” do të investojë tre milionë dollarë në një program të destinuar për të ndihmuar disa gazeta lokale amerikane që të rrisin numrin e abonentëve në internet, një çështje e rëndësishme për këto të përditshme.

Projekti, i quajtur “Local News Subscriptions Accelerator”, ka identifikuar tashmë 13 gazeta, sipas një mesazhi të postuar sot nga drejtori i Facebook për partneritetin mediatik, Campbell Brown.

“Me ndihmën e Tim Griggs, specialist i medias dixhitale, rrjeti social do të ofrojë një trajnim për përfaqësuesit e këtyre të përditshmeve për rritur nivelin e aktivitetit të abonimeve në internet”, sipas Campbell Brown.

Pas fazës së parë të përbashkët me të gjitha gazetat partnere, mes të cilave bëjnë pjesë “Chicago Tribune”, “San Francisco Chronicle” apo “Miami Herald”, çdo e përditshme do të krijojë planin e saj strategjik me ndihmën e specialistëve.

Tre milionë dollarët do të shërbejnë veçanërisht për zbatimin e këtyre planeve strategjike.

Në mbështetje të fushatës zgjedhore dhe vitit të parë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, tri prej katër të përditshmeve të mëdha amerikane me audiencë kombëtare, “New York Times”, “Washington Post” dhe “Wall Street Journal”, kanë parë një rritje të numrit të tyre të të abonuarve.

Të trija nga këto numërojnë tashmë më shumë se një milion të abonuar në internet.