Facebook, Twitter dhe Youtube ia fshijnë disa postime Trumpit

0

Twitter i ka hequr disa nga cicërimat e presidentit Donald Trump duke reaguar ndaj dhunës që u zhvillua në Kongres të SHBA-së.

Mes tweet-ve që u hoqën ishte një video që Trump postoi të mërkurën pasdite që ishte duke iu drejtuar mbështetësve të tij.

Gjithashtu u fshi edhe cicërima e Trump që thoshte se zëvendëspresidenti Mike Pence nuk kishte “guximin” për të bërë atë që ishte e nevojshme.

Reagimi i Twitter vjen pasi Facebook dhe YouTube larguan videon e Trump duke iu drejtuar mbështetësve dhe pas reagimeve në mediat sociale se llogaritë e Trumpit duhet të pezulloheshin plotësisht.