Fahri Xharra për Khabibin: Është shqiptar, pasardhës i Neriman Khabili nga fshati Shishman i Bokës Gjakovë

0

Tashmë duket të jetë e qartë se nuk ka një njeri të suksesshëm në botë, i cili nuk është pjesë e njërës nga degët e trungut autokton në kontinentin e vjetër të Evropës, trungun pellazgo-iliro-shqiptar. E për të ia vënë tapën kësaj pune, triumfuesi i meçit të mbrëmshëm në boks ndaj Irlandezit Conor McGrego, Rusi Khabib Nurmagomedov , del të ketë po ashtu rrënjë të thella në mesin e shqiptarëve. Kështu të paktën mendon, por edhe fuqishëm argumenton, njohësi i historisë, antropologjisë transmenton Zemrashqiptarit., trungjeve autoktone dhe zdrukthëtarisë gjenealogjike, gjithologu Fahri Xharra. Ai ekskluzivisht për popullin më të vjetër në gjithësi ka sjellë skemën tronditëse e cila hap pas hapi i sjellë rrënjët e boksierit më të përfolur në botë aktualisht, Khabib Nurmagomedov, në Ballkanin e nxehtë, më saktë në Shqipërinë londineze, të këtillë çfarë Xharra nuk e deshi asnjëherë.
rungologu pellazgo-ilir Xharra, i cili njihet edhe ka specializuar në fushën e bungologjisë, ka thënë për Zemrashqiptart se Khabib Nurmagomedov është pasardhës, më saktë stërnipi i veprimtarit të çështjes nacionale shqiptare, Neriman Khabili, i cili në shekullin XIX jetoi në fshatin Shishman i Bokës , fshat ky i komunës së Gjakoves, në rrethin e Gjakoves Zemrashqiptarit.info. Sipas Xharrës, familja Khabili është një ndër familjet mëë të vjetra shqiptare jo vetëm në rrethin e Gjakoves, por gjithë Shqipërinë dhe trojet etinke shqiptare. Ai tregon se familja Khabili ishte familje ortodokse, e cila u islamizua nga okupatori osman, me ç’rast kjo familje ndahet edhe në dysh. Nga familja e madhe Khabili degëzohen dy familje, të cilat më pas edhe shpërngulen nga Shishmani dhe Gjakova.
Bëhet fjalë për familjen Nishani, e cila u shpërngul në Durrës dhe brenda Islamit zgjodhi sektin bektashi, pasardhës i të cilës familje është edhe presidenti në shkuarje i Shqipërisë, Bujar Nishani. Kurse, familja tjetër është familja Khabili, e cila morri udhë drejt Rusis, më saktë në shtetin Dazigistan, në qytetin e Daxhigistanit, ku edhe u rrit si jetim dhe si musliman sunit, Khabibi Në fund, kushërir gjitholog i gjithologes në ardhje, Arbana Xharra, më lot në sy tha se s’mund ta fsheh gëzimin se shqiptarët dalëngadalë po e invadojnë botën në katër anët e saj. E këtë, ai thotë se nuk arriti ta ndalë asnjë pushtues, dhe e përmbyll rrëfimin për ne me fjalët: Zoti vonon, por nuk harron.