Fajon: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, tani ose kurrë

Picture of ina-online
ina-online

21/06/2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Evropës e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është “tani ose kurrë”.

Këto komente, ajo i bëri gjatë Forumit Evropian Wachau në Austri, ku po diskutohet mbi integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor, i cili ekziston prej një viti, është një dëshmi e mirë se ne duhet ta trajtojmë zgjerimin si një domosdoshmëri gjeostrategjike që ka nevojë për mbështetje politike. Është tani ose kurrë”, tha Fajon në fjalën e saj, raporton Klankosova.tv.

Ministrja sllovene tha se gjatë dy viteve të fundit, vendi i saj, së bashku me miqtë e Ballkanit Perëndimor, është angazhuar fuqishëm në përshpejtimin e rrugës evropiane të vendeve të BP-së dhe, sipas saj, rezultatet kanë qenë të dukshme.

“Kujtova zotimin e Bledit dhe objektivat e qarta për vitin 2030. Është e rëndësishme që trendi dhe progresi pozitiv të vazhdojnë dhe që ne të bëjmë gjithçka në Union dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar që zgjerimi të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Një nga nismat është propozimi slloveno-gjerman për përdorimin e shumicës së cilësuar në vendimmarrje për çështjet e zgjerimit. Fakti është se Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës dhe kjo duhet të bëhet edhe një realitet politik”.

“Alternativa – nëse nuk jemi mjaft të vendosur dhe të shpejtë – është rritja e ndikimit nga vendet e tjera, të cilat tashmë po përshpejtojnë interesat e tyre në rajon”, tha Fajon në margjinat e takimit të grupit.

Në diskutim ajo kujtoi përbërjen e Komisionit të ri Evropian dhe shprehu shpresën se ai do të vazhdojë ta vë zgjerimin në krye të agjendës së BE-së.

“Është gjithashtu e rëndësishme të forcohet besimi i njerëzve në zgjerim, si nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga ana e BE-së, dhe që të zgjerojmë më tej grupin tonë të miqve. Mirëpres gjithashtu nismën e Përfaqësuesit të Lartë Borrell për të mbledhur ministrat e Ballkanit Perëndimor në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së të hënën. Kjo duhet të bëhet një praktikë e rregullt, pasi kemi shumë sfida të përbashkëta në një botë komplekse”, deklaroi ministrja sllovene, Tanja Fajon.

Në takim morën pjesë ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, Greqisë, Kroacisë, Sllovakisë, Republikës Çeke, Serbisë, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane dhe një përfaqësues i Komisionit Evropian.

Takimi rezultoi gjithashtu në Gottweig Appeal, një dokument ky në mbështetje të zgjerimit të mëtejshëm të Unionit në Ballkanin Perëndimor. /Klankosova.tv

TË FUNDIT
9 minuta
Vrasja e policit në Serbi: I dyshuari është Faton Hajrizi që ka udhëtuar me pasaportë të Artanit
14 minuta
Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni
2 orë
Vrasja e policit serb nga 33-vjeçari kosovar, reagon Aleksandër Vuçiq
2 orë
Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut
2 orë
A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

ME TE LEXUARA

1 ditë
Drejtoi për 16 vjet Gjermaninë/ DW: Angela Merkel, figurë simbol për Evropën. Çfarë dihet sot në 70-vjetorin e saj
13 orë
Aksident mes tri veturave në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vdekur
1 ditë
Paralajmëroi burgosjen e Vuçiqit nëse hyn në Kosovë pa leje, deklarohet Sveçla
5 orë
Bugajski: Agjencia e Sigurisë në Mal të Zi e mbushur plot me agjentë rusë dhe serbë
1 ditë
Zbardhet rasti i tentim vrasjes së kryetarit të Haraçinës, kallëzim penal ndaj një personi

LEXO MË SHUMË

artan-dhe-faton-hajrizi

Vrasja e policit në Serbi: I dyshuari është Faton Hajrizi që ka udhëtuar me pasaportë të Artanit

arrest ushtar

Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni

vucic

Vrasja e policit serb nga 33-vjeçari kosovar, reagon Aleksandër Vuçiq

Kurti

Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

Fatmir-Bytyqi

A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

vlora hyseni

SHISH: Luftuam spiunazhin serb dhe rus në Shqipëri

policia serbe vrasje serbi

Vrasja e policit në Serbi, Daçiq thotë se në vendin e ngjarjes u gjet një pasaportë e një kosovari, çka po ndodhë

janusz bugajski

Bugajski: Agjencia e Sigurisë në Mal të Zi e mbushur plot me agjentë rusë dhe serbë

policia kosoves

Aksident mes tri veturave në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vdekur

INFO

NA NDIQ