Fajon: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që vendi të ecë përpara

ina-online
ina-online

03/12/2023

“Ky vit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zgjerimin. I bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë, aktorëve përgjegjës, partive politike që të bëjnë përpjekje për ndryshimet kushtetuese, mbi të gjitha në interes të qytetarëve. Është përgjegjësi ndaj njerëzve, dhe tani është e nevojshme dhe urgjente që shteti të përparojë dhe është një mundësi gjeostrategjike për të bërë një kërcim deri në fund të vitit 2030, që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së”.

Kështu, ndër të tjera, ka thënë zëvendëskryeministrja sllovene dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropës, Tanja Fajon, në një intervistë për MIA.

Sipas saj, është e vërtetë që shteti humbi shumë kohë të çmuar dhe është për tu ardhur keq që rruga për Maqedoninë e Veriut në BE do të ishte më e shpejtë nëse nuk do të ishin, siç e përmendët ju, interesat politike të Bullgarisë, Greqisë më parë.

“Ndryshimet kushtetuese janë thelbësore mbi të gjitha për optimizmin dhe mbështetjen e politikës dhe të mirëkuptimit të qytetarëve se bëhet fjalë për një të ardhme të përbashkët evropiane, e cila do të sigurojë paqe, siguri dhe dinjitet në jetën e qytetarëve tuaj”, ka theksuar Fajon.

Ajo beson se është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me një konferencë të re ndërqeveritare, të hapin dhe konkretisht të fillojnë negociatat. “Nuk dua të flas për ndarjen e dy shteteve, mbetem fuqimisht e përkushtuar që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën e reformave”, nënvizoi Fajon.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Klinika-Infektive-Shkup

Komisioni për sëmundje infektive do të mbajë mbledhje, 123 raste të kollës së mirë në Shkup

kompleksi-adem-jashari

26 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja

moti-1

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

INFO

NA NDIQ