Fakte për vendin që qeveria amerikane nuk po lejon të vizitohet

0

‘Area 51’, zona e cila nuk po lejohet të futet në të, ka qenë temë diskutimi nëpër rrjete sociale.

Megjithatë, çfarë dini ju për këtë vend? Më poshtë mund të gjeni disa fakte interesante për vendin misterioz, transmeton lajmi.net.

1. Emri

Zona 51 mori emrin e saj, sepse ajo ishte zona e 51-të e Komisionit të Energjisë Atomike.

2. Strukturë e Armëve Bërthamore

Është raportuar se zona është përdorur për testim të armëve bërthamore me qindra raste dhe është pjesë e Zonës së Sigurisë Kombëtare të Nevadas.

3. Lidhja me Roswell-in

Përplasja legjendare e UFO-ve në Roswell të Nju Meksikos më 1947, më vonë u shpjegua nga qeveria e SHBA-ve si përplasje e tullumbaceve të motit.

4. Mos-lejimi i vizitorëve

Zona 51 është rreptësisht e ndaluar të shkelet nga vizitorët. Askush nuk lejohet as brenda parametrit të zonës.

5. Dokumentet e CIA

Ushtria ka mbetur e heshtur në çështjen e Zonës 51 gjatë viteve, pavarësisht nga pretendimet e shumta për gjërat që ndodhin atje. Megjithatë, në vitin 2013, një raport i deklasifikuar nga CIA publikisht e njohu bazën për herë të parë në shtyp dhe zbuloi disa nga testimet që dyshohet se u zhvilluan atje. Pjesa më e madhe e informacionit në raport u redaktua në masë te madhe, por agjencia pranonte se ata po punonin me aeroplanë spiun.