Fakte të panjohura të Lasgush Poradecit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/03/2023

shkruan: Bardhyl BERBERI

Kemi patur fatin që në qytetin tonë kishim një gjeni, patriakun e poezisë shqipe, mjeshtrin e papërsëritshëm Lasgush Poradecin. Ishte fat i jashtëzakonshëm të pije kafe dhe të dialogoje me Lasgushin. Natyrshëm, sa më shumë vite kalojnë nga jeta e mjeshtrit të rrallë të poezisë së Lasgush Poradecit, shumë  studjues  duan të gjejnë krijimet e para të poetit dhe histori të panjohura rreth jetës së tij.

Në rikonstruksionin që i është bërë ndërtesës së Kongresit të Manastirit në një nga dhomat e saj janë përfshirë kujtimet e tre personaliteteve të mëdha që kanë studiuar në Manastir: Qemal Ataturku, Lasgush Poradeci dhe Migjeni që kanë studjuar në kolegjet e Manastirit dhe janë bërë njerëz me emër të madh…

Nga hulumtimet e bëra del se që në vitin e parë të liceut në Manastir, Lasgushi ka shkruar një vjershë kushtuar dëshmorëve të Orman Çifligut dhe mendohet se ky është krijimi i tij i parë. Ja disa vargje:

  • Galicica mal`i thatë
  • Me deborë mbushur plot
  • Qajnë burrat, qajnë gratë
  • Qajnë vajzat derdhin lot …
  • Dhe një skicë letrare edhe kjo e shkruar në vitin e parë të liceut, në  momentit kur vijnë delegatët për në Kongresin e Manastirit;

    Ja skica që ndodhet në një fletore e shkruar me shkrimin e Lasgushit:

    Ishte i ftohtë i madh me dëborë dhe populli priste në dy anët e lumit Draguar që nanuriste me një qetësi perëndie. Pas pak çastesh filluan të vijnë delegatët. Vijnë me radhë llandonët me nga katër kuaj secili të zbukuruar me flamuj kombëtarë dhe kuajve ju kishin lidhur fjongo kuq e zi nëpër këmbë. Sipër mbi karrocë fluturon  një korb. Ndalon karroca dhe prej saj del Çerçiz Topulli. Nxorri dyfekun dhe mori në shenjë korbin duke sharë siç shajnë burrat kur korbi i qëlluar prej Çerçizit ra para këmbëve të Mihal Gramenos.

    -Të lumtë Çerçiz, i thotë Mihali, Kongresi i ABC së do të na vejë mbarë… kujton këtë çast solem Lasgush Poradeci në skicën e tij…

    Thoma Angjeli, i ndarë para pak kohësh nga jeta, midis shumë fotove të rralla ka pasur zërin orgjinal të inçizuar poetin duke recituar dhe midis tyre një kartolinë për Vitin e Ri shumë domëthënëse që ia dërgonte atij:

    Ngjitu lart nëpër gëzime

    Zbrit në fund në mjerime

    Ji një në ndryshime

    Se kështu do të jesh në zemrën time…

    Në bisedë me miqtë e tij të afërm në kohën e diktaturës komuniste në vitet e fundit të jetës së tij Lasgushi iu thoshte:

    Kur të vdesi Llazari (Lasgushi)

    Nuk do t’i bëhet as varri …

    Më von do t`i ngrihet lapidary…

    Lasgushi kishte të drejtë, shumë vonë, vetëm me rastin e 100 vjetorit të vdekjes iu ngrit monumenti në vendlindje.

    Diktatura deshi  ta përdori talentin e tij .Në vitet e para të çlirimit i vjen Bedri Spahiu, ishte Ministër i Arsimit i asaj kohe dhe pasi pi një kafe me Lasgushin i thotë::

    -Lasgush, ti meriton një pension të mirë dhe  do të lidhim një pension të mire, por t`i duhet të krijosh ndonjë vjershë për Partinë. Lasgushi u pyet me qesëndi:

    -Për shembull për çfarë doni ju që të shkruaj?

    -Po, ja i thotë ai, psh tani është duke u ndërtuar hekurudha Tiranë –Durrës .

    Në një nga ato faturat e kamarierit, Lasgushi shkruan:

    Çuf çuf bën vigani (treni )

    Se kështu e kishte porositur pllani!

    -Hë të pëlqen,- i tha Bedriut dhe ai u ngrit, iku me bisht në shalë  pathënë asnjë fjalë

    Bashkëmoshatarët e tij miq të Lasgushit; Fani Naçua dhe Haki Haxhillari e ftojnë një herë për drekë Lasgushin në një kasolle prej kashte në mes të vreshtave të tyre në kodrat e Goricës. Kishin përgatitur një drekë luksoze me tava korani, kec të pjekur me verë dhe raki. Lasgushi iu tregonte histori të veçanta nga jashtë shtetit për Vjenën, Gracin, jetën e natës….Ne, tregonte Hakiu, e ruanim në gojë sikur i rridhtë mjaltë .Një moment e pyet Fani Naçua:

    – Po mirë more zoti Llazar po këtu tek ne pse nuk ka nga këto bukuri?…

    Lasgushi del nga kolibja ku qe shtruar dreka, shikon rreth e rrotull vreshtit se mos kishte njeri që i përgjonte dhe i nervozuar ju thotë:

    -More Fani, po çfarë do t`i që të ketë këtu mirqënie dhe begati dhe jetë nate..Por ne jemi të mbyllur tamam si ky grushti dhe në këtë grusht të mbyllur nuk hyn miza… jo gjëra të tjera që kërkoni ju..

    Kur isha në Grac të Austrisë me studime, ju tregonte Lasgush Poradeci, një vit dimri erdhi më herët me murlan dhe një të ftohtë Siberian dhe dëborë .Zogjtë shtegtarë që ende nuk ishin larguar nga Graci po ngordhnin nga të ftohtit. Menjëherë dolën nëpër rrugët e Gracit shoqata të ndryshme mjedisore dhe iu bënë thirrje popullit që të hapnin dritaret e shtëpive që të hynin zogjtë shtegtarë nëpër shtëpitë e banorëve dhe më pas t’i mbyllin në dhoma të ngrohta dhe t`i ushqejnë. Brenda pak minutash pas thirrjes njerëzit iu përgjigjën apelite dhe hapën dritaret e shtëpive dhe strhuan zogjtë. I ushqyen disa ditë dhe më pas u grumbulluan që të gjithë zogjtë shtegtarë në një pikë dhe pasi u ngarkuan në një avion u transportuan me avion për në vendet e ngrohta…

    Kjo është Europa zotërinj, iu tha Lasgushi në rrëfenjëzën e tij …

    Kadareja në Dhjetor të vitit 1988 kur shtëpisë së kulturës ju vendos emri “Lasgush Poradeci”  duke zbuluar pllakën me emrin e poetit tha:

    -Poetët nuk vdesin, ata i përkasin kombit. Lasgushi u shndërrua në një profet të vërtetë duke marrë për mbiemër emrin e qytetit të tij të lindjes dhe duke hedhur poshtë proverbin e keq që poetët e mëdhenj nuk i njeh vendi i vet… Besimi i tij u justifikua  sot..

    Në vitin 1966 Lasgushi edhe pse erdhi pranvera ai nuk po vinte në Pogradec. Sepse Lasgushi vinte në Pogradec kur çelte bajamja në Kala dhe ikte nga Pogradeci kur binte dëbora e parë. Shokët e tij, Nexhip Minarolli, Todia Matua, Kozma Bashua ishin mallosur dhe u ngjitën tek kalaja atje ku rrinte Lagushi poshtë bajames dhe pjeshkës së çelur dhe dolën fotografi duke lënë një vend bosh në mes të fotografisë tek pozicioni ku rrinte zakonisht Lasgushi. Fotografinë  e futën në një zarf dhe pa asnjë koment ia dërguan me një letër në Tiranë.

    Sapo hap letrën Lasgushi me të parë fotografinë iu kthen një përgjigje rrufe me vargje humoristike. Ja letra orgjinale:

    Shtrihen vreshtat anembanë

    Dielli kapërxen kalanë

    Del Llazari (Lasgushi) me Kozmanë

    Me Todine  Nexhipin pranë

    Katër shokë ata janë

    Katër trima kapedanë

    Katër shqiptarë azganë

    Nën një pjeshkë me fidanë

    Zunë pijnë e zunë hanë

    Verë meze dhe koranë

    Me raki nga Bashot tanë

    Poradeci rri mënjanë

    Po dëgjon se çfjalë kanë

    Thonë sa të  lumtur janë

    Me dashuri Lasgushi

    Kjo ishte përgjigja e fotografisë që ai iu  dërguan shokëve

    Ka shumë vargje me aromë popullore poeti ia u dedikon në formën e humorit miqëve dhe shokëve të tij por ka shumë vargje që u dedikon miqëve të tij dhe njerëzve të shquar të qytetit si doktor Bashos apo P. Vakos. Ka shumë dorëshkrime të panjohura që Lasgushi ia u dërgonte miqëve dhe shokëve të tij të cilat nxjerrin në pah atë botën e brendëshme të Lasgush Poradecit, konturet e veçanta të jetës së tij vetiake, veçanërisht lidhjet dhe afiniteti shpirtëror i një poeti që ashtu siç krijoj lirikat e rralla, po ashtu shkrunate vargje për shokët e miqtë sikundër shprehej Lasgushi “Gëzimet e vogla janë bazë për njeriun…”.

    Ishim ulur një ditë tek turizmi i vjetër me piktorin Gjergji Lako. Kalon Lasgushi përbri dhe ne e ftuam ne tavolinë, duke rrufitur kafenë. Befas shikon tek një tavolinë pak më tutje Tonin Arapin me të shoqen.

    – More djema, – ky është Tonin Arapi, më duket po po ai qënka thirre atë kamarieren dhe thuaj t’’u çoje nga një limonatë dhe nga një llokume me arra, se që thoni ju djema, – na kanë qirasur një herë në Tiranë tek Kafe “Flora “sëbashku me Nafien me nga një copë tortë…

    Një herë Lasgushi porositi  mikun e tij  më të ngushtë Tasi Nikollën (vëllain e Niko Nikollës) që t`i bënin ustallarët në Pogradec nja dy kade të vogla druri  për të shtënë trushi . I porosit Tasi një usta nga Llënga dhe pasi i përfundoi ia jep një shoferi me një tip kamoiçine të asaj kohe dhe ai ja çon Lasgushit në Tiranë. E takoj Tasin një ditë shumë të shqetësuar,

    – Lëre, me tha, – Lasgushi më pyeti sa kushtojnë kadet e trushive. Por ustai më tha se për Lasgushin nuk dua asnjë lekë. Pasi i thotë se nuk kushtojnë asnjë lekë, Lasgushi i shkruan letër Tasit, më thuaj sa bëjnë se kur të vij pas pak muajsh kadet i ke aty nuk e mbaj borxhin unë  çdo punë që bën duhet paguar …

    Lasgushi kishte një sarkazëm therëse të cilën e shprehte me një dozë humori… Ka patur një mik të ngushtë Shefki Muçin në Vërdovë. .Shefkiu dërgonte djalin e tij Esherefin me kalin me shalë dhe levenxë sipër dhe merrte çdo vit Lasgushin për drekën e Barjamit në fshatin Vërdovë. Pak ditë më parë ishte miratuar në një kongres të radhës plani 5-vjeçar i zhvillimit .Në mes të baltës në hyrje të fshatit kishte ngelur  në baltë  një gomar kockë e lëkurë. Fshatari i binte me bishtin e sëpatës gomarit që të dilte nga balta. Lagushi e ve re  këtë skenë  nga kali duke shkuar në Vërdovë  dhe i thotë fshatarit:

    –  Thuaj të eci gomari se do të ndërtojmë pesëvjeçarin …- Ec gomar,  se do të bëjmë 5 vjeçarin…

    Por tek ne bashkëqytetarët ka ngelur në mendje një moment i vështirë, ai në 13 n ëntor të vitit 1987 një ditë pas vdekjes sillet arka e mortit nga Tirana në Pogradec në vendlindjen e poetit për të kryere ceremonin mortore në Pogradecin e tij të dashur ku ai e kishte lënë amanet për t`u prehur në vendlindje.

    Në sheshin para  pallatit të kulturës ishte mbledhur gati gjithë qyteti dhe prisnin që t`i bënin homazhe poetit të tyre të dashur që e donin aq shumë, por sapo mbërriti makina qëndroi pak minuta aty para pallatit të kulturës pa e zbritur nga makina, dikush bëri shenjë që kortezhi të vazhdojë rrugën drejt vorrezave të qytetit. Tek qytetarët pogradecarë  lexohej një revoltë e brendshme në fytyrat e tyre të inatosura… Nuk do të harroj Aleks Budën, i cili recitoi ‘Këngën Pleqërishte’ para trupit të poetit

    O këngë pleqërishte, ti vjersh` e vendit tem!

    T`i fjalë që më dhembsesh e që më bën ujem.

    ..Ja shëtitorja, në qendër të qytetit përballë me monumentet e dy kolosëve të letrave shqipe Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit të cilët duket sikur ecin përballë njëri-tjetrit meditativë dhe çap ngadaltë buizë liqenit…

    Është një ditë vjeshte kur dielli është në të perënduar sipër maleve të Mokrës e një breg i tërë i liqenit prushitet prej një zjarri që ngjitet lart, lart, lart deri sa djeg në flakë krejt Malin e Thatë…Kjo magji e natyrës padyshim që të kujton gjeniun e madh të lirikave të rralla që mori emrin e qytetit për t`a bërë sinonim të poezisë së tij të mrekullueshme…

    Në liqen hesht një lopatë…

    Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal të Thatë.

    TË FUNDIT

    ME TE LEXUARA

    LEXO MË SHUMË

    lumi-vjosa

    BERZH i jep Shqipërisë 75 milionë euro kredi për të mbajtur të pastër lumin Vjosa

    ksamil saranda

    Turizmi vitin e kaluar i solli Shqipërisë mbi 4 miliardë euro

    enver petrovci

    Flet Enver Petrovci: S’fola për UÇK-në, por për…

    enver petrovci

    Enver Petrovci përçmon ish-udhëheqësit e UÇK-së: “Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësuesa e badigarda”

    nusret pllana libri zvicer

    Prof.dr.Nusret Pllana:” Obelisk në nderim të 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë”

    termet

    Tërmet me magnitudë 2.8 në Shqipëri

    bajram begaj

    25-vjetori i nisjes së operacionit, Begaj: NATO dhe SHBA shpëtuan Kosovën dhe stabilizuan Ballkanin

    ardian asllani

    Filmi “Ninullë” i Adrian Asllanit fitoi çmimin FILMI MË I MIRË në Festivalin “Movie Day” në Zvicër

    openheimer cillian murphy

    “Oppenheimer”: ku çalon e ku shkëlqen?

    INFO

    NA NDIQ