Fakte tronditëse për Marilyn Monroe që ndoshta nuk i dinit

0

Marilyn Monroe është një ikonë që nuk vdes kurrë, një yll i shndritshëm që ka lënë ende pyetje pa përgjigje.
Më poshtë, do të njiheni me 21 fakte tronditëse që ndoshta nuk i dinit për “perëndeshën” e bukurisë së Hollywood:
1-Marlyn Monroe kishte një koeficient inteligjence 168, më të lartë se Albert Ajnshtajn.
2-Emri i vërtetë i Marilyn Monroe ishte Norma Jeane Mortenson.
3-Marilyn Monroe ishte brune natyrale dhe i’u nënshtrua operacioneve plastike në mjekër dhe hundë në fillimet e karrierës së saj.
4-Ajo nuk i donte diamantët ashtu siç këndonte për to.
5. Marilyn Monroe i merrej goja.
6-Fustanet e saj kushtojnë shumë sot.
7-Natën e saj të fundit e kaloi në shtëpinë e Frank Sinatra – në kazinonë Cal Neva në kompaninë e bosit Sam Giancana.
8-Ajo u pagua vetëm 50 dollarë për fotot nudo.
9-Asaj i pëlqenin Beethoven, Mozart dhe Louis Armstrong.
10-Marilyn pëlqente të gatuante, dhe gatuante shumë mirë!
11- Ella Fitzgerald e ndërtoi karrierën e saj falë Marilyn Monroe.
12-Për 12 vite njerëzit vendosnin lule në varrin e Marilyn Monroe.
13-Monroe konvertoi besimin e saj në judaizëm pasi u martua me dramaturgun Arthur Miller.
14-Ajo donte dëshpërimisht të bëhej nënë.
15- Muzikanti Marilyn Manson e vendosi emrin e tij dhe të grupit të tij nga emrat e Marilyn Monroe dhe Charles Manson për të projektuar një dikotomi midis të mirës dhe të keqes.
16-Frank Sinatra i dhuroi Marilyn një qen maltez për ta mbështetur pas ndarjes me Arthur Miller.
17-Marilyn Monroe nuk u nominua kurrë për një çmim të “Academy Award”.
18-Shumë njerëz kryen vetëvrasje kur zbuluan për vdekjen e saj.
19-Marilyn Monroe u varros me fustanin e saj të preferuar jeshil Pucci.
20-Ajo shkroi një autobiografi “Historia ime”.
21-Marilyn e kishte të vështirë të memorizonte frazat për rolet e saj në filma. /Shekulli/