Faktori Amerikan dhe presioni ndaj Qeverisë së Albin Kurtit për nënshkrimin e marrëveshjes së Asosacionit

Picture of designer@fetishimedia.ch

01/02/2023

Faton HALILI

Gjenjeza e këtij presioni faktik daton që nga marrja e pushtetit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje para dy viteve me 51% , kushdo që rikthehet në retrospektivë mund të vërejë një presion esktrem teorik nga faktori Amerikan kundrejtë Kryeministrit të tashëm se do ta kese të patjetërsueshëm uljen në tavolinë me homologun e tij Serb dhe të arrijë pajtueshmëri mbi marrëveshjet e kalura , ku veçmë po i kërkohet ti zbatoj.

Realisht duhet të analizojm se çka ndodhi për kto dy vite !?
Kryeministri jonë ka tentuar që ta mos përfill këtë seriozitet dhe këmbëngulësi të faktorit Amerikan , pa sa që me tezat e tij hipokrite dhe të papjekshmërisë krijoi propagand se dialogun e kam ndoshta në rend të 6 apo 7 për nga trajtimi i tij !!

Merreni me mend prej para dy viteve qeveria e Kosovës ka ngecur në atë mjegullën e krijuar pa nevojë , duke u larguar nga realiteti , ku filloi të krijojë idealizma që janë aq banale dhe mospërfillja e tyre tash e ka zënë të papërgaditur për ballafaqim me këtë kërkesë.

Duke e analizuar dialogun në vete qe nga viti 2013 kur edhe filloi për normalizim të raporteve në mes dy shteteve jo për njohje finale , mund të konstatoj se për 10 vite negociata ne tashmë e kemi kaluar veç fazën e parë të tij.

Që nga ky vit , duke aloduar dhe besuar fortë se Asosacioni do kaloj , ne veçmë e mbarojm fazën e dytë poashtu për normalizim të raporteve jo duke qenë njohja në qendër , e deri për të ardhur tek faza e tretë që simbas gjitha gjasave do marrë kohë edhe 10 vjetë të tjera për njohje të ndërsjelltë, pas nënshkrimit të asosacionit.

Po besoj fuqishëm se shtetet e Ballkanit perëndimore ende sjanë gati të futen në Bashkimin Europian , edhe atë për faktin se janë të preokupuar nga fati i njëra tjetrës , ku sidomos prej fillimit të agresionit Rusë kundrejtë Ukrainës e pamë se sa e brishtë mund të jetë paqja në ballkan , pa mos prezencën e faktorit Amerikan në veçanti.

Pyetja indirekte po parashtrohet tek qeveria dhe Albin Kurti le të urdhërojnë ta krijojnë Asosacionin në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës , deri më tash po flitet vetëm për krijime teorike e shënime në letra dhe dokumentacione , prej nënshkrimit të marrëveshjes së asosacionit , kjo është hipotetike , e keni parasyshë se sa kohë do merrë deri tek implementimi i duhur në praktikë , duke pasur parasysh edhe sistemin e dobët funskional që ka Kosova , andaj ky hapërim i kësaj situate na shpjerrë deri te kushtëzimi final për Serbinë se pa njohjen reciproke mes dy shteteve nuk ka antarësim në BE , atëherë do marre formë gjithçka me trajta të sakta , ku ndoshta edhe mbas antarësimit gjithë këto ndërlikime administrative do biejnë në ujë dhe parimet Europiane do vlejnë për nga funksionimi i lirë i gjithçkaje.

Andaj nënshkrimi i Asosacionit është i domosdoshëm duke u nisur nga prizmi i realizmit si dhe rrethanat ku po gjindemi si vend gjeostrategjik i partnerit tonë , ku prej Rambujesë e deri tek marrëveshja e Vienës e tash në raportet me Serbinë ka qenë garantuesja e vetme për mbrojtjen dhe ekzistencën e shtetit të Kosovës.

I gjithë departamenti i SHBA-ve njëzëri po precizon se asosacioni i komunave serbe nuk cënon republikën e Kosovës , bile nuk parashihen kompetenca ekzekutive të komunave serbe si në rastin e Bosnjës dhe Hercegovinës për të krijuar republika srpska duke pasur parasysh se edhe kontesti atje ka qenë komplet ndryshe nga realiteti jonë politik e strategjik.

E vetmja periudhë ku në bashkëpunim me aleatin tonë SHBA- të provuam që të arrijm te njohja e shpejtë ka qenë në mënyrë eksplicite në kohën e ish- presidentit Hashim Thaçi – vetëm korrigjimi i kufijve medoemos do ta detyronte Serbinë ta njohë pavarsinë e Kosovës , në rrethanat që ishin në atë kohë , duke ja mbyllur një herë e përgjithmonë aspiratat e saj se herdo kurdo ajo do të mund ta tensionojë Ballkanin Perëndimor .
Fatkeqësisht spektri politik në gjithë trojet shqiptare vuan prej një sëmundje të pashërueshme , ajo e uniteti kombëtar për temat me rëndësi të kësaj natyre.

Edhe atëherë edhe tashë ne po jemi të detyruar të mirremi me definimet e problemeve , por asnjëherë spo i japim epilog po pse jo edhe zgjidhje adekuate , çdo herë po ekzistojnë çifte politikanësh romantiko-folklorik ku fillojnë të thurrin elozhe dhe krijonë ëndrra prej këndvështrimeve Nacionalisto- Idealiste , historia na tregon se çdo herë jemi ndëshkuar nga këta hipokritë të çmendur ku më me rëndësi është dukja personale e tyre në publik dhe apekti politik ditor sesa rëndësia dhe mbrojtja e interesave shtetëtore.

TË FUNDIT

Familja Jashari fton për unitet: Besarta Jashari nuk do të jetë në asnjë listë të partive politike

Artan Grubi tërhiqet nga jeta publike

Milan vuan por merr fitoren e radhës në Champions, Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen Cityn

Manxhuka:Lajmi për Besarta Jasharin është pavërtetë

Haradinaj në Gjilan premton pagë mesatare prej 1000 euro dhe pensione prej 500 euro

Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete

ME TE LEXUARA

1
Familja Jashari fton për unitet: Besarta Jashari nuk do të jetë në asnjë listë të partive politike
1
Artan Grubi tërhiqet nga jeta publike
1
Milan vuan por merr fitoren e radhës në Champions, Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen Cityn
1
Manxhuka:Lajmi për Besarta Jasharin është pavërtetë
1
Haradinaj në Gjilan premton pagë mesatare prej 1000 euro dhe pensione prej 500 euro

LEXO MË SHUMË

Familja Jashari fton për unitet: Besarta Jashari nuk do të jetë në asnjë listë të partive politike

Artan Grubi tërhiqet nga jeta publike

Milan vuan por merr fitoren e radhës në Champions, Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen Cityn

Manxhuka:Lajmi për Besarta Jasharin është pavërtetë

Haradinaj në Gjilan premton pagë mesatare prej 1000 euro dhe pensione prej 500 euro

Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete