Fakulteti i Administrim Biznesit në Kumanovë me sukses po i realizon ligjëratat online

0

Fakulteti i Administrim Biznesit në Kumanovë ka filluar me sukses të aplikoj mësimin online në drejtimet e administratës publike dhe të biznesit. Të gjithë profesorët e këtij institucioni përmes platformës google classroom, me asistimin e Universitetit të Tetovës janë duke organizuar video-konferenca, dhe organizimin e detyrave, kuizëve dhe materialeve tjera me qëllimin për të nxitur një komunikim më të mirë.
I gjithë ky process është duke u menaxhuar nga dekani i këtij institucioni, Llukman Hebibi si dhe nga Zyra për Arsim e Universitetit të Tetovës.
Dekani i këtij Fakulteti, Prof. Dr. Llokman Hebibi thotë për agjencinë e lajmeve INA se ligjëratat po realizohen me suskses dhe po zhvillohet një mësim interaktiv mes studentëve dhe profesorëve.
Sipas ti, ka një interesim të madhë të studentëve, të cilët i ndjekin me një vullnet të madh këto ligjerata.
Fakulteti i Administratës së Biznesit në Kumanovë është institucion i arsimit të lartë, me cilësi të dëshmuara. Ky institucion i ri bashkëkohor po bëhet gjithnjë e më atraktiv për të rinjtë, punonjësit e administratës publike dhe të profileve të tjera, të cilët synojnë një perspektivë dhe karrierë të begatë në lëmin e studimevetë administratës publike, drejtësisë dhe ekonomisë.(INA)