Faliminderit dashamirëve të sportit

Te nderuar miq, pas fteses qe beme, ne faqen tone zyrtate, per te mbledhur mjetet e nevojshme, te cilat do t’i mundesojne pjesemarrje ne Kampionatin Evropian garuesit tone Ylli Bilalli, i cili do te mbahet ne Tempere te Finlandes nga 20 deri ne 22 gushte, fteses sone iu pergjigjen pozitivisht mjaft dashamire te sportit permes te cileve u mundesua pjesemarrja ne kete ngjarje kaq te rendesishme sportive per garuesin tone dhe per ne si klub.

Andaj, ne krye te heres, duam te falenderojme kryetarin e Kumanoves z. Maksim Dimitrievski i cili nga buxheti komunal ndau 30 000 denare, dhe perveç qe na pergezoi per suksesin na beri ftese, duke na e lene deren te hapur qe sa here te kemi nevoje per ndihme te kesaj natyre t’u drejtohemi gjithsesi.

Gjithashtu, nje falenderim te posaçem per prindin e garueses sone, njeheresh keshilltar ne Kuvendin Komunal z. Osman Muadini, i cili kontribuoi ne venien e kontaktit me kryetarin e Kumanoves.
Fteses sone i jane pergjigjur edhe dy dashamire sportiv dhe tonet, te cilet shprehen kerkese qe te mbeten anonim per opinioni e te cilet i falenderojme perzemersisht per ndihmen e dhene.
Vlene te theksojme qe nje pjese te shpenzimeve se fundmi jane afruar per t’i mbuluar edhe Agjencioni per Rini dhe Sport dhe Unioni i Karatese se klubeve shqiptare ne MV.

Me shpresen dhe besimin qe do te kemi paraqitje te suksesshme dhe serioze edhe nje here i falenderojme donuesit e larteshenuar qe mundesuan pjesemarrjen e garuesit tone ne kete ngjarje te rendesishme sportive dhe per mundesine qe permes ketyre ndimhmave te kemi pergatitje me cilesore gjate kesaj faze pergatitore neper te cilen po kalojme aktualisht.

Me respekt prof. Mursel Misini tranjer i KK Bashkimi 2002