Falsifikonin vula dhe prisnin dhe transportonin dru në mënyrë të paligjshme, arrestohen dy persona

INA
INA

11/10/2023

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar personat E.G. (35) dhe S.I. (41), të dy nga fshati Buqim i Radovishit, pasi të njëjtit dyshohen për veprat penale “shkatërrim i pyllit” dhe “falsifikim të shenjave dhe vulave të mallit”, përcjell TV21. Nga MPB thonë se tek të njëjtit janë gjetur dru të prera në mënyrë të paligjshme, të cilat janë konfiskuar nga Policia e Pyjeve.

“Me datë 09.10.2023, komision i Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare”, filial “Pllaçkovicë” – Radovish, ka inspektuar kamionin “Fiat Ducato” me targa të Radovishit në pronësi të E.G., i cili ishte i ngarkuar me dru zjarri të shënuar me vulë, që paraprakisht është marrë nga zyrtarët policorë nga DPB Radovish. Gjatë kontrollit u konstatua se vula e vendosur në këto dru ishte e falsifikuar.Me datë 10.10.2023, ekipi nga DPB-Radovish, në bashkëpunim me Inspektorin Shtetëror të Pyjeve dhe Gjuetisë, punonjës të Policisë Pyjore Radovish dhe N.P. “Pyjet Kombëtare” Radovish, në vendin e quajtur “Vrashticë”, afër fshatit Damjan, Radovish, kanë gjetur dru zjarri 70 metra kub, të shënuar me vulën e falsifikuar. Gjithashtu, një inspektor shtetëror për pylltari dhe gjueti ka konstatuar se drutë janë prerë ilegalisht nga tre parcela kadastrale në pronësi të shtetit. Gjatë kontrollit te E.G. janë gjetur disa fletë-dërgesa, të cilat i ishin lëshuar më parë nga punonjës të N.P. “Pyjet Kombëtare” për transportin e drurit të prerë ligjërisht nga pyjet private. Fletë-dërgesat e këtilla, të shënuara me vulë origjinale, E.G. i ka modifikuar dhe i ka përdorur në transportin e druve të zjarrit të prera pa leje”, thonë nga MPB.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-12-10-23-42-16-882_com.android.chrome-edit

Kush ishte Liridona dhe Naimi? Detajet e pathëna për vrasjen në Kosovë (video)

rip-600x360

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

granit plavaa

Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Plavën: Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës shpërndahen në burgje të ndryshme

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

INFO

NA NDIQ