Falsifikuan raportet mjekësore për të fituar para nga një kompani sigurimesh, arrestohen tetovarët

Picture of INA
INA

06/09/2024

SPB Tetovë ka bërë kallëzim penal kundër A.J.(25) dhe R.Xh.(22), të dy nga Tetova për shkak dyshimit për kryerjen e veprave penale të “mashtrimit në sigurime” dhe “paraqitje e provave të rreme”.

Gjatë kontrollit nga ekipi i SPB Tetovë në lidhje me kërkesën për raporte mjekësore të falsifikuara, janë evidentuar raportet mjekësore të të pandehurit të parë dhe të të pandehurit të dytë, të cilat nuk janë regjistruar në librat përkatës për evidentimin e aksidenteve rrugore dhe as në sistemin “Termini im”, ndërsa të njëjtat raporte iu paraqitën mjekëve, faksimili i të cilëve ishte në dokument, pas së cilës mjekët kanë konstatuar se raportet nuk janë plotësuar prej tyre dhe as nënshkrimi nuk është i tyre.

SPB Tetovë ka kontaktuar kompaninë e sigurimeve lidhur me kompensimin e pranuar nga aplikuesi i parë dhe i dytë, nga ku kanë marrë përgjigje se me datë 30.12.2021 u është dorëzuar kërkesë nga aplikuesi i parë dhe i dytë përmes avokatit për dëm jo material, pas së cilës të dyve iu janë paguar gjithsej 160.000 denarë.

Një person tjetër i ka ndihmuar në përgatitjen e raporteve mjekësore të falsifikuara, të cilët më pas ia kanë dhënë të pandehurit të parë dhe të pandehurit të dytë dhe në këtë mënyrë i ka ndihmuar të përfitojnë dobi pasurore kundërligjore prej 160.000 denarë.

TË FUNDIT
2 orë
Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet
2 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
3 orë
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
4 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
5 orë
Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

ME TE LEXUARA

1 ditë
Qeveria do të diskutojë për ndotjen e ajrit në Shkup
6 orë
Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
80 komuna kanë aplikuar për 357 projekte infrastrukturore
1 ditë
20 kadetë dhe dy oficerë të Akademisë Ushtarake të RMV-së janë ankuar për të përziera dhe të vjella
20 orë
LSDM: Mickoski t’i përgjigjet kërkesës për “branitellat”
1 ditë
Debat publik për dy ligjet e reja në arsim

LEXO MË SHUMË

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

Arben Fetai

Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi

saranda imeri

Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

aeroplani-kinez

Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

qeveria e maqedonise

Përfundon thirrja publike e Qeverisë për investime kapitale nëpër Komuna, gjithsej janë dorëzuar 357 projekte

IMG_7587

Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)

femije zhdukur trafikim kontrabande

Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut

dudiq amina nuraj

Shqiptarja nga Sanxhaku i përgjigje Dudiqit: Unë jam shqiptare, gjaku im shqiptar

INFO

NA NDIQ