Familja e ish-fituesit të Big Brother Albania 5, Arbër Zeka ka denoncuar në polici zhdukjen e gazetarit.
Sipas mediave vendase, i vëllai i gazetarit e kishte lajmëruar Policinë e Kosovës, se që prej mbrëmjes të së mërkurës nuk kishin patur kontakte me Arbër Zekën dhe se ishin të shqetësuar për fatin e tij.Denoncimi i tyre ngriti në këmbë Policinë e Kosovës, të cilët e gjetën Zekën në një motel në periferi të Prishtinës.
Ai u gjet i dehur brenda në motel, gjendje që edhe shpjegon mungesën e kontaktit me familjarët e tij.