Familja e Rexhail Qerimit: Duam t’i shkojmë deri në fund, të zbardhet e vërteta

Picture of designer@fetishimedia.ch

15/02/2022

Familjarët e Rexhail Qerimit, ish-komandantit të ndjerë në burgun e Idrizovës kërkojnë që të ripërsëritet rasti dhe të zbardhet e vërteta për rastin “Alfa”.

Ata kanë theksuar këtë pasi që Gjykata Penale i ka dërguar letër se a duan të vijojnë me procedimin e lëndës, pasi që në rast se vdes i dënuari, atëherë edhe procedura ndalet.

Jetullah Qerimi, vëllai i Rexhailit të ndjerë theksoi për TV21 se do të shkojnë deri në fund që të zbardhet e vërteta.

“Sigurisht që duhet të ketë. Ne veç se kemi bërë kërkesë qysh më herët për rigjykim të rastit, sepse ne duam që rasti të zbardhet ashtu siç është dashur. Prandaj ne do t’i shkojmë deri në fund dhe të vazhdojmë me procedurën. Nga gjykata ende nuk kemi marrë asgjë, këto dita nuk kam mundur as të takohem me avokate, por shpresoj se brenda javës do të shihemi për të parë se ku kemi arritur me procedurën”, theksoi për TV21, Jetulla Qerimi.

Rexhail Qerimi ndërroi jetë më 26 janar në burgun e Idrizovës. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa” që kishte ndodhur më 26 nëntor të 2008 në Shkup, ku ishte vrarë një polic dhe dy të tjerë të plagosur. Por një video e publikuar viteve të fundit ishte prove e fuqishme për të rikthyer lëndën për rigjykim, pasi që Rexhail Qerimi dhe të akuzuarit e tjerë kishin alarmuar se janë të pafajshëm dhe janë viktima të një rasti të montuar. Kohëve të fundit po flitej se do të niste rigjykimi për të dëshmuar të vërtetën se bëhet fjalë për rast të montuar dhe se Rexhail Qerimi, Agim Islami dhe Almir Derplanin janë të pafajshëm. (INA)

TË FUNDIT

Zëvendësministri Iseni vizitoj SPB në Kumanovë dhe Njësinë policore Mateç

Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë do t’i dërgohet Komisionit të Venecias përpara se të hyjë në Kuvend

Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

Përfaqësuesit e VLEN në Prishtinë në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Mickoski: Artan Grubi iku me veturë diplomatike, po bëjmë gjithçka për t’i kthyer të arratisurit nga drejtësia

Taravari: 26 vjet nga çlirimi i Kosovës – koha për t’u çliruar nga ngërçi politik

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË