Familja nëntë-anëtarëshe vritet në Ukrainë, ata u ekzekutuan derisa ishin në gjumë

INA
INA

01/11/2023

Një familje nëntë anëtarëshe, përfshirë dy fëmijë të vegjël, janë gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre në qytetin Vonovah në lindje të Ukrainës që është pushtuar nga rusët.

Vrasja ka nxitur reagime të ashpra, por edhe hetime të menjëhershme nga ana e autoriteteve ukrainase.

Fotografitë e gjykatës ukrainase në rajonin e Donetskut shfaqin skenat e tmerrshme të vrasjes së familjes nëntë anëtarëshe, që u qëlluan në shtretërit e tyre – që akoma janë të përqafuar dhe me njolla gjaku të shpërndara nëpër mure.

Ukraina pretendon se kjo familje është vrarë nga forcat pushtuese ruse pas një grindje, derisa autoritetet ruse thonë se dy ushtarë rusë janë arrestuar për vrasjet.

Volnovah është pushtuar nga rusët në mars të vitit të kaluar, pas pushtimit që Moska e filloi një muaj më parë.

Gjykata ukrainase në Donetsk ka njoftuar se persona të armatosur me uniforma ushtarake, i kishin kërkuar familjes që jetonte atje të largohen nga shtëpia me qëllim që të mund të vendoset një njësi e ushtrisë ruse.

E kur pronari refuzoi, “sulmuesit ia kërcënuan anëtarët e familjes me dëbim të dhunshëm”, u tha ndër tjera nga gjykata ukrainase.

Disa ditë më vonë, sulmuesit e armatosur janë rikthyer “i vranë nëntë anëtarët e familjes, që në ato kohë ishin në gjumë”, u tha nga gjykata.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ukraine

Rusia ka humbur 338,820 trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit

Gaza

G7: Nevojitet veprim urgjent për të minimizuar humbjet civile në Gaza

biden-trump

Biden: Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoja përsërsi, nëse Trump nuk do të ishte në garë

Putin

Putin mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Zelenski

Ambasadorja e Ukrainës tregon arsyet pse Zelensky nuk iu drejtua Kongresit amerikan

europa_flamujt

Samiti BE-Kinë përballet me pengesa të mëdha

grat me te fuqishme

Forbes publikon listën e femrave më të fuqishme në botë, kryeson Ursula von der Leyen

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Rusia gjatë natës ka lëshuar 48 drone mbi Ukrainë, rrëzohen 41

JIM townsend

Townsend: Nuk mendoj se do ketë shpërthim lufte në Ballkan

INFO

NA NDIQ