“Tashmë të gjithë e dinë se në afërsi të Beogradit, një familje shqiptare nga Gostivari është maltretuar nga policia serbe, duke u mbajtur peng për 20 orë. Jo vetëm kaq, por është gjobitur dhe i është ndaluar hyrja në Serbi deri në vitin 2031. Krejt kjo për shkak se fëmija i kësaj familjeje veshur ka pasur një bluzë me shqiponjë.
Fatkeqësisht për këtë lajm akoma nuk ka “dëgjuar” ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili për këtë skandal fyes, është i obliguar ta ftojë në bisedë ambasadorin serb dhe të tregojë se, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e qytetarëve të RMV, vërtet të gjithë janë të barabartë, pra edhe shqiptarët.
Kjo heshtje e Osmanit tregon qartë për ndikimin e politikës serbe në Maqedoninë e Veriut” thuhet në reagimin e LD të Izet Mexhitit.