Familja Qarri me një restorant që ka të bëjë me Bashkimin Evropian

Picture of INA
INA

09/06/2024

Vetëm disa hapa nga St. Ulrich dhe Afra, në Augsburg të Gjermanisë mund të pihet kafe e shijshme. Aty gjendet „“Caffe Europa“.

Nën rrezet e diellit, pronari Skender Qarri i mirëpret mysafirët e tij në hapësirën e rrugës „Maxstrasse“.

„Për mysafrët posaëërisht të kërkuara janë ushqimet e brumrave dhe Aperol Spritz, të cilat janë tipike të Italisë. Prandaj, kafeneja ka shumë klientë të rregullt. Të gjitha ushqimet janë me një kualitet të lartë, prandaj kafeneja ka mysafirë të rregullt, por edhe të atillë që e vizitojnë për ndonjë kafe gjatë pauzës, ndërsa personalitete të njohura e kanë vlerësuar kafen e tij si ndër më të shijshmet në rrethinë. Këtu shërbehet gjithashtu edhe espressoja e fortë e shoqëruar me një gotë ujë, në mënyrë tradicionale italiane. E gjitha kjo, megjithëse Skenderi dhe familja e tij fare nuk vijnë nga Italia.

Skenderi në Gjermani ka ardhur nga Shqipëria para 32 viteve. Megjithatë, ai dhe familja e tij tani e menaxhojnë një lokal italian. Fillimisht, për një kohë të gjatë Skenderi punoi në birrarinë më të njohur gjermane Schëarzbrau. Pasi bashkëshortja e tij Majlinda e mësoi dhe gatuante specialitete italiane, ai u largua nga birraria, në mënyrë që ta përkrahë bashkëshorten e tij me orar të plotë, rrëfen Skenderi për gazetën gjermane „Augsburger Allgemeine“. Të gjitha specialitetet ajo i përgatitë personalisht. „E kemi një kuzhinë të vogël, por që na mjafton t`i përgatitim të gjitha“, vazhdon më tej bashkëshorti i saj. Përpos kësaj, Shqipëria dhe Italia jugore kanë shumë gjera të përbashkëta – kulturore e gastronomike. Për migrantët gjatë kërkimit të punës, pikat e kontaktit shpeshë janë restorantet italiane. Shpeshëherë ndodhë që gjatë një kohe, bashkëpunëtorët e ndërmarrin gastronominë, shton më tej Skenderi. Nuk është raritet një restorant italian i menaxhuar në mënyrën shqiptare. Kjo nuk vlen vetëm për Gjermaninë. Në SHBA psh thuhet: „Nëse dëshiron të ushqehesh mirë me gatime italiane, mund të shkosh te shqiptarët“.

Familja Qarri e menaxhon kafenenë që nga viti 2020, por rrënjët i ka që nga vitet e nëntëdhjeta, transmeton portali Shtegu. Paraprakisht, një familje tjetër e kishte shndërruar kafenenë në një pikëtakim të europianëve në Augsburg. Edhe sot e kësaj dite kafenenë e vizitojnë ndërkombëtarë të shumtë. Në këtë mënyrë, kafeneja „Caffe Europa“, një lokal italian e menaxhuar nga një familje shqiptare, e reflekton moton e Bashkimit Europian „Të bashkuar në diversitet“.

TË FUNDIT
6 orë
Pusho në amshim Don (Ndue) Antonio Bellushi! Apostull i shqiptarizmës!
7 orë
Punë në Slloveni, mbi 6 mijë punëtorë nga Maqedonia e Veriut morën lejet
2 ditë
Gjermania edhe më shumë do t'i lehtësoj masat për punëtorët e huaj të kualifikuar
5 ditë
Ky është vendi evropian për të jetuar, pushimi vjetor deri 5 javë dhe rroga mesatare deri 5.000 euro
5 ditë
Përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë, shkak janë bërë shqiptarët (VIDEO)

ME TE LEXUARA

2 ditë
Gjermania edhe më shumë do t'i lehtësoj masat për punëtorët e huaj të kualifikuar
7 orë
Punë në Slloveni, mbi 6 mijë punëtorë nga Maqedonia e Veriut morën lejet
6 orë
Pusho në amshim Don (Ndue) Antonio Bellushi! Apostull i shqiptarizmës!

LEXO MË SHUMË

Antonio Bellushi

Pusho në amshim Don (Ndue) Antonio Bellushi! Apostull i shqiptarizmës!

Foto:Ilustrim

Punë në Slloveni, mbi 6 mijë punëtorë nga Maqedonia e Veriut morën lejet

viza gjermane

Gjermania edhe më shumë do t’i lehtësoj masat për punëtorët e huaj të kualifikuar

danimarka kopenhagen

Ky është vendi evropian për të jetuar, pushimi vjetor deri 5 javë dhe rroga mesatare deri 5.000 euro

perleshje tifozet serb

Përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë, shkak janë bërë shqiptarët (VIDEO)

voglushja qan

FOTO/Me baba italian dhe nënë shqiptare, voglushja nis të qajë kur Italia shënon ndaj Shqipërisë

shqiptarja fustan

“Si shqiponjë në stadium”, fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund

edi rama

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

17 vjet burg për shqiptarin nga Maqedonia që vrau gruan në Zvicër

INFO

NA NDIQ