Familjarët e të vdekurve në aksidentin në Llaskarcë të pakënaqur me dënimet e shqiptuara nga gjykata

INA
INA

25/01/2024

Gjykata Penale e Shkupit sot ka shpallur aktgjykimin për aksidentin tragjik në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona, ndërsa mbi 30 të tjerë u lënduan.

Dënimin më të lartë e mori shoferi i autobusit, Manuel Tripunovski, i cili u dënua me 14 vite burg, ndërsa pronari i kompanisë “Durmo Tours” u dënua me katër vite burg.

Për familjarët e të vdekurve në aksidentin e autobusit, Gjykata është treguar e butë ndaj të akuzuarve të parë.

“Si mund të jemi të kënaqur, sidomos ndaj të akuzuarve të parë, mendojmë se dënimet janë minimale, ky ishte aksidenti më i rëndë në historinë e ekzistencës së Gostivarit”, tha njëri nga familjarët e të vdekurve pas leximit të aktgjykimit.

Ndryshe, gjashtë të akuzuarit për këtë rast u dënuan me gjithsej 39 vite burg. Procesi gjyqësor filloi para pesë viteve, ndërsa aksidenti ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, kur autobusi i “Durmo Turs” i cili i mbushur me udhëtarë (shumica nga Gostivari), u aksidentua në rrugën Shkup – Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

INFO

NA NDIQ