Fansat e krahasojnë me Bleona Qeretin, ky është reagimi i Dafinës

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri vetëm pak ditë më parë ishte kthyer në Kosovë për të performuar në një clubet e Prishtinës.

Përveç kësaj, pas një kohe të gjatë Daffy për të gjithë fansat e saj publikoi edhe një projekt të ri në gjuhën shqipe, pasi që projektet e fundit të Daffyt ishin realizuar në anglisht, transmeton Gazeta Express.

Por, për kthimin e saj për performanca në Kosovë, Dafina është kritikuar nga fansat e saj.

Madje Dafina për këtë është krahasuar me këngëtaren Bleona Qereti e cila ngjashëm kishte provuar që famën e saj ta arrijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Happybirthdayzemer u ktheve apët ngjilan aa, ee more bleona qeret”, i kishte komentuar një ndjekës.

Këtë e ka bërë të ditur Dafina përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instastory u edhe lë një koment për këtë.

“Ok filluan komentet e 2018-ës”, kishte lënë mbishkrim Dafina.

Kujtojmë se “Ti e din”, është projekti i fundit nga Dafina i publikuar vetëm pak javë më parë. /Monitor/