Fanses i digjet shtëpia, Bebe Rexha i plotëson menjëherë dëshirën

Ndërsa jemi mësuar të shikojmë çmenduritë që bëjnë fansat për të takuar idhujt e tyre, nga ana tjetër nuk janë të pakta rastet kur dhe artistët ua kthejnë me të njëjtën mënyrë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka surprizuar një fansen e saj, e cila ndodhet në një moment të vështirë të jetës së saj.

Fansja i ka shkruar në Tëitter, duke i treguar se i është djegur shtëpia dhe si pasojë mes objekteve të shumta, është djegur dhe disku i këngëve “All of my fault”, që përmban disa nga projektet më të rëndësishme të yllit shqiptar.

“Bebe të lutem lexoje këtë, të lutem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar, kam humbur gjithçka dhe kam humbur diskun tim AYF. Unë jam aq e trishtuar sepse ishte i preferuari im, me të vërtetë”, ka shkruar fansja.

Bebe ka reaguar menjëherë në rrjete sociale, ku shprehet se i kanë mbetur ende disa disqe, njërin prej të cilëve do t’ja dërgojë fanses së saj me firmën e saj. “O Zot i madh. Unë mendoj se kam një disk AYF në shtëpinë time. Më lër të të dërgoj një. Dhe unë do ta nënshkruaj atë. Më vjen shumë keq për atë ka ndodhur”, është shprehur Bebe.