Fashion Weekend Shkup – Ditët e Dizajnit Italian nga 9-11 mars në East Gate Mall

Iliria News Agency
Iliria News Agency

7 Mars, 2023

Fashion Weekend Shkup, për herë të 26-të, do të mbahet në një lokacion të ri dhe me një koncept të ri nga data 9 deri më 11 mars në East Gate Mall.

Motoja e edicionit të 26-të të FWSK është “Gjuha e Etikës dhe Dizajnit”, vendndodhja është East Gate Mall dhe ngjarja kalendarike përkon me Ditët e Dizajnit Italian, prandaj ky edicion po realizohet në partneritet me East Gate Mall, Ambasadë Italiane në Shkup dhe Agjencinë Italiane Tregtare ITA.

09.03.

Fashion Weekend i sivjetshëm kombinon emocionet dhe frymëzimin që markat e famshme italiane do t’i sjellin familjes East Gate Mall në Shkup me sfilatet e ARMANI, LIU JO, PATRIZIA PEPE, TWINSET, SIGMA JEWLERY, DAN JOHN, ERREA, LEMARE, TOSCA BLU, BARK SHOES, FRATELLI BOVO, DANIELA COARO, UTOPIA, SERGIO ROSSI, TRUSSARDI, KIKO MILANO.

Por, edhe në forcat vendase të dizajnit të skenës së modës:

10.03.

“Hope this feels familiar” është një bashkëpunim i stilistes Teodora Mitrovska dhe artistit vizual Dushan Stefanovski, më pas do të vijojë sfilata e studentëve të Institutit Ndërkombëtar të Modës Izet Curi, do të prezantohet koleksioni “Goddess” nga EMIRA YMERI. Prezantim të vet do të ketë edhe YAMUNA SHOW me një koleksion unik shallesh – powered by IQOS.

11.03.

Është shpallur edhe një bllok i tërë kushtuar THE BRIDAL FASHION me koleksionet e “Al Aparel” nga Natasha Karçeva, SIGMA Jewelry, VLORA & KALTRINA dhe FA-BU nga Jagoda Paçemska.

Fashion Weekend Shkup është planifikuar në disa lokacione të pazakonta brenda East Gate Mall, i cili për herë të parë do të kthehet në një skenë për debate, performanca dhe sfilate, me çfarë do të justifikohet motoja e ditëve të dizajnit italian: ” The quality that illuminates: the energy of design for people and the environment-La qualità che illumina: l’energia del design per le persone e l’ambiente”.

Këtë vit janë planifikuar panel diskutime: “SMALL BUT PERFECT: THE ENERGY OF DESIGN FOR PEOPLE AND ENVIRONMENT” në të cilat do të flasin dizajnerë, ekspertë dhe studiues të shquar, ndërsa moderatore do të jetë Gordana Vrencovska, profesoreshë universitare, artiste dhe dizajnere.

Do të ketë një prezantim të “3D dhe industries së modës” – dita informuese e Shoqatës së Tregtisë së Tekstileve – Klasteri i Tekstileve dhe Shoqatës Maqedonase të Modës me një sfilatë digjitale të modës nga Iskra Xhokiç Kecap.

Gjatë Ditëve të Dizajnit Italian në East Gate Mall, 09-20.03, të gjitha markat italiane do të ofrojnë oferta dhe zbritje speciale për të gjithë adhuruesit e dizajnit italian.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-05-31-17-18-54-041-edit_com.android.chrome

“Mbajti 10 mln lekë të çmimit për të blerë makinë” Ja ç’inat të vjetër kanë Adi Krasta dhe Luiz Ejlli

Screenshot_2023-05-31-17-15-15-460-edit_com.android.chrome

Flokët e tij u kthyen në trend te të rinjtë/ A do jetë pjesëmarrës Luizi në Karnavalet e Korçës?

vucic erdogan

Vuçiqi i lutet Erdoganit që t’i ndihmojë rreth situatës në Kosovë

ramush haradinaj

AAK e Haradinajt inicon mocion votëbesimi për Qeverine Kurti

veriu i kosoves policia kosoves

Sulmohet një mjet i Policisë së Kosovës në Zveçan

rama kovacevski

Tensionet në Kosovë, Rama nga Bratislava: Po ta donit takimin “të nxehtë”, të kishit sjellë serbët

kfor rakiq

VIDEO/Ushtari i KFOR-it ia numëron Rakiqit dhunën e serbëve: S’lejojmë të përsëritet më

gazetaret veri sulm

Sulmohen gazetarët në Zveçan, goditet fizikisht gazetari i RTV21 (VIDEO)

stanishiq simatoviq

Stanishiqi dhe Simatoviqi dënohen me nga 15 vjet burgim për krime lufte në Bosnje e Kroaci

INFO

NA NDIQ