Ishte nata e tij më e keqe në Champions League. Në katër vitet e tij në stolin e Real Madridit, ku fitoi dy Champions League, trajneri italian ra edhe dy herë të tjera në gjysmëfinale. Por 4-0 i mbrëmshëm dhemb. Mund të thuash se ishte i prekur, megjithëse ai siguroi se tashmë po shikon nga e ardhmja. Vazhdimësia e tij nuk vihet në dyshim, Ancelotti thotë se tashmë është duke menduar për fitimin e Champions League të sezonit të ardhshëm.
Manchester City shumë superior – “Është një gjë e futbollit, luajtëm kundër një kundërshtari me më shumë intensitet dhe cilësi më të mirë në pjesën e parë. City ishte superior, ashtu siç ishim superiorë ne vitin e kaluar. Kjo mund t’ju ndodhë në një gjysmëfinale”.
Pozicioni juaj në dyshim – “Askush nuk dyshon, sepse presidenti ka qenë mjaft i qartë 15 ditë më parë”.
Humbja e tij më e keqe dhe çfarë duhet ndryshuar – “Ne nuk kemi bërë atë që ishte planifikuar, por nuk duhet ta dramatizojmë situatën. Nuk kemi pasur aftësinë për të arritur në finale. Këtë sezon kemi bërë shumë mirë dhe do të bëjmë më mirë sezonin e ardhshëm”.
Çfarë ndodhi – “Nuk duhet të flasim për qëndrimin, ne humbëm ndaj një ekipi që ishte më i mirë se ne”.
Fundi – “Ka qenë një sezon i mirë, duhet të tregojmë fytyrën tonë reale në katër ndeshjet e fundit. Arritja në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve është një sukses, sepse vetëm katër kanë ardhur deri këtu. Ka shumë skuadra të njohura që nuk ia kanë dalë edhe aq”.
A është City skuadra më e mirë në Europë – “Ata e meritonin të arrinin në finale, ashtu si ne vitin e kaluar”.
A keni skuadrën e nevojshme për të mundur City – “Sigurisht, me këtë skuadër mund të luftoj për Ligën e Kampionëve, ne e fituam atë vitin e kaluar. Tashmë jemi të fokusuar në fitoren e vitit të ardhshëm”.