Fati i Neymarit, ja çka po planifikon PSG

0

Rikthimi i drejtorit sportiv Leonardo nënkupton që klubi po synon ndryshime dhe një nga lojtarët që pritet të largohet nga ekipi i parë mund të jetë Neymari.

Braziliani iu bashkua PSG-së më 2017 duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare, pas largimit nga Barça.

“L’Equipe” raporton se vetë Neymari e sheh të ardhmen larg klubit pasi nuk është i kënaqur për raportimet negative që ka marrë për stilin e tij të jetës në Paris.

Më së shumti interesim për lojtarin pritet të kenë skuadrat spanjolle me Barçën që e ëndërron ribashkimin apo me Realin që mendon që Neymarin ta bëjë partner me Eden Hazardin.