Fatime Fetai për TV21: “Lëndët e mia janë të pastra” – A do të distancohet Fatime Fetai nga Katica Janeva?

0

Prokurorja speciale, Fatime Fetai ka folur për TV21 lidhur me zhvillimet e fundit ne kete prokurori dhe rastet që po udhëheq.

Kishte një kërkesë që ju të mos vazhdoni të jeni më prokurore e lëndës “Titanik 3”?

Fatime Fetai: “Po dhe për atë kërkesë u vendosë nga ana e kryeprokurores që unë dhe kolegu Bubevski të vazhdojmë të jemi prokurorë në këtë lëndë”.

Kjo nënkupton që ju akoma vazhdoni të punoni nën autorizimin e zonjës Katica Janeva?

Fatime Fetai: “Absolutisht ajo është ende kryeprokurore në Prokurorinë Speciale”.

Çka i siguron publikut kjo që lëndët nuk janë të kompromentuara edhe këto tjerat?

Fatime Fetai: “Çdo lëndë që e kam punuar unë dmth është e pastër dhe në asnjë moment nuk mund të llogaritet se është e përzier me diçka që është kriminale apo diçka e dyshimtë, kështu që për atë lëndë që kam luftuar tre vite e gjysmë ose më tepër nuk e jap do të luftojë deri në fund”.

E pyetur se a distancohet nga Katica Janeva, prokurorja Fetai nuk dha asnjë përgjigje, por hypi në makinë dhe u largua./TV21