Fatmir Dehari në mesin e kërçovarëve në SHBA: Kërçova është me fat që ju ka!

Picture of Ina Online
Ina Online

13/05/2025

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, gjatë qëndrimit në disa shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas takimeve, debateve, diskutimeve politike dhe bashkëbisedimit me kërçovarët e mërguar atje, ka theksuar se Kërçova është me fat që i ka.

Takimet i përmbylla me manifestimin tradicional “Sofra Kërçovare”, në një ambient ku tradita dhe vlerat tona kombëtare shqiptare dominonin programin kulturor-artistik. Në ato momente, dukej sikur ndodheshim në Kërçovë apo në Vlorë, ka deklaruar Dehari.

Postimi i tij në facebook:

Kudo që jeni, Kërçova është me ju – Vizita në SHBA

Fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe për mikpritjen e ngrohtë e të sinqertë që më dhuruat gjatë kësaj vizite, por edhe përgjatë gjithë rrugëtimit tim politik dhe institucional prej më shumë se një dekade.
Me ftesë të Shoqatës “Uskana” dhe bashkatdhetarëve tanë, qëndrova disa ditë në Illinois – Chicago, Wisconsin dhe Dallas – Teksas.
Uroj që përkushtimi, llogaridhënia, sinqeriteti, profesionalizmi dhe cilësia e shërbimeve të ofruara, si dhe përkushtimi dhe angazhimi i administratës komunale në këtë rrugëtim të përbashkët, të kenë përmbushur pritshmëritë tuaja për një qytet ashtu siç e meriton.
Kjo vizitë u karakterizua me takime të hapura dhe diskutime mbi zhvillimet politike, sfidat aktuale dhe perspektivat për të ardhmen.
Siç është bërë traditë, bashkëbisedimet me ju ishin të karakterizuara nga një shkëmbim i hapur pyetjesh dhe përgjigjesh, duke pasqyruar interesin e thellë të diasporës sonë për çështjet e vendit, zhvillimin e Kërçovës dhe të vendit në tërësi.
U përpoqa të ofroj një pasqyrim të detajuar dhe të sqaroj çdo paqartësi, dhe të ndaj në mënyrë sa më transparente çdo informacion.
Nga ana tjetër, pranova me vëmendje çdo sugjerim dhe këshillë, një praktikë që e kemi ndjekur dhe do të vazhdojmë ta ndjekim në të ardhmen. Kjo është një rrugë që kemi ndërtuar së bashku dhe nëpër të cilën ecim me vendosmëri.
Takimet i përmbylla me manifestimin tradicional “Sofra Kërçovare”, në një ambient ku tradita dhe vlerat tona kombëtare shqiptare dominonin programin kulturor-artistik. Në ato momente, dukej sikur ndodheshim në Kërçovë apo në Vlorë.
Falënderoj Shoqatën për këtë organizim të shkëlqyer, kryetarin Mizi dhe të gjithë anëtarët e përkushtuar.
Mirënjohje për çdo kryetar dhe anëtar të Shoqatës që nga themelimi i saj. Respekt dhe nderim për veprimtarët e palodhur që për më shumë se pesë dekada kanë kontribuar për kombin tonë si askush tjetër.
Faleminderit nga zemra dhe Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Aq sa peshon familja ime për mua, po aq peshoni edhe ju.
Kërçova është me fat që ju ka!

TË FUNDIT

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

Mali i Zi përgjigjet Serbisë: Mbështetja për Kosovën nuk është kundër Serbisë

Të dënuarit nga Specialja do të vuajnë dënimin në Belgjikë

Real Madrid tenton sulmuesin që shënoi 21 gola

Juventusi konfirmon zgjatjen e kontratës së Igor Tudor deri më qershor 2027

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË